Sport

Nesër finalja Itali-Angli, trajnerët Mancini e Southgate llogarisin vetëm fitoren, UEFA 'djeg' formatin me 11 shtete organizatore

10 Korrik 2021, 11:09| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 12:23

  • Share

Roberto Mancini trajneri i Italisë nuk mjaftohet me arritjen në finalen e Euro 2020. Emocionet rriten për teknikun italian në prag të finales së të dielës ndaj Anglisë në “Wembley” dhe për sajtin e UEFA-s Mancini ka dhënë recetën se si futbollistët e tij mund të shpallen fitues: “ Duhet të argëtohemi pasi vetëm në këtë mënyrë fitohet një finale. Është një ndeshje shumë ndryshe që duhet luajtur me përqëndrim dhe alegri pasi nuk mund të luash një finale kur je nervoz. Një finale fitohet vetëm duke u argëtuar. Unë jam krenar me futbollistët e mi pasi të jesh në finale është arritje e madhe por jo e mjaftueshme” e mbyll tekniku i të kaltërve që vlerëson shumë edhe rivalët. Leonardo Bonucci ka folur i qetë në konferenë dhe thotë se atmosfera e stadiumit “Wembley” dhe arbitri nuk e trembin Italinë.

Thjesht me arritjen për herë të parë në finale nuk kënaqen as në kampin anglez. Trajneri Gareth Southgate përgatitet për betejën e së dielës dhe vlerëson kundërshtarët. “ Rekordi i Italisë me dhjetë finale në turne madhor është fenomenal. Kemi një detyrë të vështirë përpara por do ta përballojmë me dëshirë. Mancini ka bërë një punë të mirë me rekordin e fitoreve dhe kanë pësuar shumë pak” sqaron Southgate që e mbyll duke thënë: “ Jam krenar që kam mundësinë për të udhëhequr vendin tim dhe të sjell gëzim në këtë moment të vështirë. Është një ndjenjë vërtetë speciale”.

Ndërkaq një Europian të zhvilluar në 11 shtete nuk do të kemi mundësi të shohim sërish. Të paktën deri në momentin që në krye të UEFA-s do jetë Aleksandar Ceferin. Drejtuesi i futbollit europian thotë se nuk e mbështet këtë format që është i padrejtë për skuadrat dhe tifozeritë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?