Kronikë

Nesër ‘Forumi Ekonomik’, Rama mbërrin në Shkup, i shoqëruar nga Vuçiç dhe Zaev! 'Mini Shengeni’ tema kryesore

28 Korrik 2021, 11:27| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 22:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksander Vuçiç do të zhvillojnë ditën e nesërme, 29 korrik,  “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, i cili do të mbahet në Shkup. Të pranishëm gjatë Forumit, do të jenë edhe përfaqësues të Dhomave Tregtare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Ndërkohë kryeminsitri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Shkup, ku është shfaqur me duke ecur në Shkup, i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sakaq në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev thekson se në qendër të diskutimit në këtë takim do të jetë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.

 “Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, është një nismë e cila synon të arrijë rezultate të dukshme në krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal (Mini Shengeni), për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Tre liderët do të nënshkruajnë memorandume dhe marrëveshje të bashkëpunimit rajonal.

Ideja e “Mini Shengenit” ka nisur në tetor të vitit 2019 në Nish të Serbisë, që atëherë zhvillohen takime të vazhdueshme për të konkretizuar planin ekonomik të 4 lirive.

*Agjenda*

Ora 22:29
Vuçiç pas takimit me Ramën dhe Zaev: Minishengen një hap drejt së ardhmes

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimit që ka pasur me kreyminstin Edi Rama dhe Zoran Zaev. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vuçiç e ka cilësuar mini-shengen si të ardhmen për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ky është një hap i madh drejt së ardhmes! Bashkëpunimi politik dhe mes njerëzve sjell stabilitet dhe shumë gjëra të rëndësishme për të ardhmen e rajonit.

Ne kemi plane të përbashkëta për agjendën e gjelbër, ide se si të përdorim industrializimin e vendeve tona dhe të tërheqim më shumë investitorë, së bashku me një treg unik të punës. Gjëra të mëdha dhe të rëndësishme për të gjithë ne! E gjitha do të forcojë kombet, ekonomitë tona dhe kështu do të sigurojë një standard më të mirë jetese për njerëzit tanë”, shkruan Vuçiç.

Ora 20:38
Rama mbërrin në Shkup, i shoqëruar nga Vuçiç dhe Zaev! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup, në kuadër të 'Forumit Ekonomik' që do të mbahet nesër. Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në video shihet edhe një qytetare e cila përshëndet shqip, kryeministrin Rama si dhe në gjuhën sllave liderët e tjerë dhe u kërkon që të bëjnë një foto së bashku. Kryeministri sakaq thirret edhe nga një qytetar nga ana e rrugës i cili është ulur në lokal 'O Edo' dhe përshëndetet nga kreu i qeverisë.

 “Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim do të jetë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit shtëpisë së përbashkët.

“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam në takim kryebashkiaku Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Pamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,- shkruan Zaev.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Indrit: 29/07/2021 04:22

    Gezojne hienat ne tokat shqiptare. Shikoni sa te lumtur jane pushtuesit. Po ky i yni pse qesh?

    Përgjigju
  • O EdVWin: 28/07/2021 23:13

    ..merr shembull nga Sheshi i Shkupit..ku Pushtuesit Bullgarë,e kam bërë të tyren edhe Lekën e Mathit edhe Nanë Gonxhe Bojaxhiun..

    Përgjigju
  • dyrrahu: 28/07/2021 20:34

    gjeja me e bukur nga ana kulturore, civilizim ecje perpara europa te na haj mun

    Përgjigju
  • drini: 28/07/2021 10:39

    Po gomarin Kurti perse nuk e keni ftuar...

    Përgjigju
    • Arbëri: 28/07/2021 20:18

      Kurti nuk ndotet me kriminel!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?