KOSOVË- Në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë, në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues nga qytetarët. Sheshi u mbush aq shumë sa në çdo media të Kosovës, thuhej se s’po i nxinte.
Protesta u organizua nga Platforma “Liria ka emër” dhe mori mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, bashkësisë fetare dhe shumë qytetarëve të ndërgjegjësuar. Teksa nesër pritet gjyqi në Hagë për krerët UÇK-së, mijëra protestues mbushën sheshet e vendit në përkrahje të tyre.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se marshi dhe mbështetjen e madhe të qytetarëve të Kosovës po e ndiqnin live edhe vetë liderët e UÇK-së që janë në Hagë.
Ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë deklaruar se ish-krerët e UÇK-së nuk po përballen me akuza dhe procese gjyqësore për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por sepse emrat e tyre lidhen me luftën e Kosovës për liri.
Duke i cilësuar të pabaza akuzat dhe të padrejtë zvarritjen e hetimeve, ishin vetë organizatorët e marshimit që bënë thirrje për pjesëmarrje masive. “E vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë është e vërteta e Kosovës, të cilën duhet ta mbrojmë të gjithë.”-kanë thënë organizatorët Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli. Marshimi “Liria ka emër” nisi në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe u mbyll në sheshin “Skënderbeu”.
Marshimi u mbajt një ditë para se të nisë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.
Ditën e nesërme është thirrur një tjetër protestë në Hagë nën moton “Mos ma gjykoi lirinë”.
Aktualisht, në Gjykatën Speciale është duke vazhduar gjyqi edhe ndaj ish-pjesëtarit tjetër të UÇK-së, Pjetër Shala. Ndërsa, në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Speciale e kishte shqiptuar dënimin e parë për krime lufte. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Më herët, nga Dhomat e Specializuara në Hagë janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.
Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha thotë se qytetarët ia kanë arritur qëllimit me pjesëmarrjen masive në Kosovë për krerët e UÇK që dalin nesër para gjykatës së Hagës. Në një intervistë për Report Tv u shpreh se i njëjti tubim do të mbahet edhe nesër nga emigrantët në Hagë.
“Protesta e sotme ia ka arritur qëllimit, bazuar në pjesëmarrjen masive të qytetarëve është treguar se ende luftojnë për drejtësi dhe kanë mbështetje për të vendosur drejtësi për personalitetet që kanë drejtuar luftën. Dita e sotme ka dëshmuar se shqiptarët mbështesin drejtësinë dhe kjo dalje s’ka qenë kundërshtim për gjykatën si organizëm por vetëm për çështjen e drejtësisë.
Edhe në Hagë do të ketë në tubim të njëjtë. Besoj se do të ketë të njëjtin mision dhe qëllim për vendosje të drejtësisë. Gjykata duhet të ketë në konsideratë që të mos përdorë të dhënat e shërbimit sekret serb dhe prokurorët serb. Duhet të reflektojmë, mesazhet që po jepen. Të reflektohet për të drejtën e atyre që po mbahen se lufta e UÇK ka qenë e drejtë për liri”, tha Berisha.
Nesër nis gjyqi për krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Ditën e nesërme është parashikuar protestë në Hagë. Ditën e sotme është marshuar në Prishtinë.
Ka përfunduar marshi në Prishtinë ku kërkohej drejtësi për krerët e UÇK-së.
Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e njerëzve në këtë protestë dhe thirrjet masive për drejtësi, kanë emocionuar familjarët e të akuzuarve nga Gjykata Speciale.
Gazeta Demos ka publikuar fotografi ku shihet e bija e Kadri Veselit nën lotë.
‘Drejtësi, jo politikë’, ‘Liria ka emër’. Përmes këtyre posterave është mbyllur marshimi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që akuzohen në Hagë për krime lufte.
Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova zbarkuan në Prishtinë dhanë mbështetje të madhe për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin.
"Marshi për Drejtësi" po vazhdon me ecurinë e tij, megjithëse nuk dihet saktë se cila është agjenda.
Ai këtë thirrje e përsëriti disa herë me radhë, ndërkohë që mijëra marshues tjerë po vinin nga sheshi Zahir Pajaziti në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
“Ju lus ta lironi rrugën,” – dëgjoheshin të tjera thirrje nga organizatorët.
E gjithë kjo për shkak të numrit tepër të madh të marshuesve, që ndoshta edhe mund të ketë kaluar numrin e cilësdo protestë të mbajtur në Kosovën e pasluftës.
Në këtë marsh po dëgjohen këngë të ndryshme patriotike derisa shihen shumë parulla që kërkojnë - ndër tjerash - që politika të mos përzihet në drejtësi. Aty në shumë raste po brohoritet edhe emri i ish-presidentit Thaçi dhe akronimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK. Marshuesit nga organizatorët është thënë se do të marshojnë deri te sheshi Skënderbeu për t’i dëgjuar fjalimet nga disa personalitete të caktuara.
Sot po mbahet “Marshi për Drejtësi” në Prishtinë në shenjë solidarizimi për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Ne po ju sjellim një copëz të fjalimit të mbajtur nga Thaçi në 5 nëntor 2020, nga momenti kur dha dorëheqjen, sepse iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Pasi lajmëroi dorëheqjen nga detyra e presidentit, Hashim Thaçi pohoi se ky nuk ishte një fjalim lamtumire.
“Në këto rrethana të reja, ftoj forcat politike që të qëndrojnë të forta. Duhet të ruajmë orientimin euroatlantik. Për Kosovën europiane, Kosovën në NATO, dhe në raport të përhershëm me SHBA. Ju ftoj që të besoni në Kosovën perëndimore. Të dashur qytetarë, më lejoni t’ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë periudhë. Ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të shmangi çdo manifestim me qëllim mbështetje. Drejtësia nuk bëhet në rrugë, por me argumente. Ju falënderoj. Kjo nuk është lamtumirë por mirupafshim. Do të shihemi prape, do të dalim faqebardhë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.”, tha Thaci.
Ai shprehte më tej bindjen e tij që Kosova të vazhdonte të ruante “orientimin atlantik të shtetit dhe shoqërisë.
“Ju ftoj të besoni në shtetin e Kosovës dhe Kosovën e re Evropiane, në atë të rendit dhe ligjit, në Kosovën në NATO dhe me raporte speciale e të pëhershme me ShBA-në.” – shprehej Thaçi në atë fjalim.
Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një bluzë me foton e djalit të tij dhe tre ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, të cilën mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. “Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Hashim Thaçit.
Mijëra qytetarë po vazhdojnë të mblidhen në Prishtinë për të marrë pjesë në Marshin për Drejtësi, që pritet të fillojë në ora 14:00. Tashmë disa nga ta kanë arritur në Prishtinë. Qytetarët po mblidhen te parkingu prapa Pallatit të Rinisë, për të vazhduar pastaj drejt sheshit "Zahir Pajaziti". Kjo në përkrahje po bëhet për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do ta nisin betejën me drejtësinë nesër në Hagë.
Pse nuk gjykohen krimet qe ka bere Amerika ne Vietnam Kore Laos Kamboxhia dhe Lindjen e Mesme?
PërgjigjuPolitika shqiptare qe ka shitur Shqiperine dhe e ka bere WC dhe po ben sikur i qan zemra per Kosoven. Hipokrizi.
PërgjigjuMarshi per drejtesi>Fjala marsH KA KONOTACION MARSHON POPULLI PER DREJTESI! MARDHON POPULLI PER LIRI!MARSHON POPULLI PER LIDERE TE tIJ! MARSHON POPULLI PER LIDER EPOKAL MARSHON POPULLI PER HASHIM THACIN LIDER I STUDENTEVE-STUDENTE PROREKTOR.HASHIM THACI LIDER I LPK,KRYESIA E SE CILES FORMOIM UCK-N.hASHIM THACI LIDER E SHQIPTAREVE NE RAMKBUJE.HASHIM THACI LIDEKRYEMINIESTER I QEVERISE SE PERKOHSHME.HASHIM THACI LIDER I PDK-S.HASHIM THACI LIDER-MINISTER I JASHTEM DHE ZV.KRYEMINISTER.hASHIM THACI MINISTER I QEVERISE SE KOSOVES.HASHIM THACI KRYEMINISTER,HASHIM THACI ZERI I SHPALLJES SE PAVARESISE SE KOSOVES.HASHIM THACI PRESIDENT I KOSOVES.HASHIM T HACI,KADRI VESELI,JAKUP KRASNIE,REXHEP SEIIMI DHE TE TJERETE JANE uck -JA E KOSOVES,,JANE KOSOVA ,JANE SHQIPTARET E KOSOVES.kETA JANE MBROJTESIT,CLIRIMTARET DHE SHTETENDERTUESIT E SHTETIT TE KOSOVES.
PërgjigjuLavdi heronjve te luftes se Dardanis dhe Uck Poshte tradhetia dhe spiunat shqipfoles te serbise
Përgjigju