TIRANE-Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që nesër të rifillojë veprimtaria e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë. Por si do të shkojnë qytetarët (ata jashtë zonës së gjelbër) në kushtet e karantinës, ku lëvizja lejohet vetëm me autorizim? KLGJ-ja sqaroi se qytetarët mund të paraqiten në gjykatë vetëm "Nëse keni një çështje të ngutshme, kur diçka e tillë ju është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk ju kanë kontaktuar nga gjykata, komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj".
KLGJ-ja gjithashtu ju kërkon gjykatave që të zbatojnë rigorozisht masat e caktuara nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. "Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të hollësishme".
Megjithatë KLGJ-ja thekson se seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat. Afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara.
Cfar thote kjo KLGJ leshi gjykatat dote gjykojne vetem ata ceshtje te rendesishem,po ata te parendesishemet kushjan? Vetem ne Gjykaten e larte jane me miradosje kapic dhe populli rri e pret burrokratet,te paftit dhe te korrupturit e drejtesise.Gjykatat duhet te zhvillojne gjygjet normalishtte mos shqetesohet KLGj si vazhdieseve K.LD njesoje meduket se jane vetem qe ju kandryshuar emerin dhe ju kane rritur rrogat e majme ne kurriz te ketije populli te vujtur e te etiur per drejtesi.Ne rase dote vazhdoje drejtesia ne kete farfeje duke bere dosje kapic,ibie qe populli te mari hujt dhe te zgjidhi problemet me vetgjygjesi,pasi dhe durimi kanje kufi.Nuk po ndigjojme ndonje gje te mire per vendosje te drejtesise nga KLGj e famshem,qe finacohet nga SH. B.A ,bashkimi europjane dhe taksat e popullit shqiptare. Vendi pa Gjykate te laret dhe kushtetuse,ndersa KLGj jep keshilla te gjykohet ata ceshtje qe nuk presin,po per ata ceshtje qe rrine me vite ne Gjykaten e larte kur dote gjykohen zoteri burrakrat te KLGj?
PërgjigjuAshtu sikurse e gjithe Administrat tmeresisht e paafte edhe Klp dhe Klgj nuk ben perjashtim. Tani Gjygjtareve dhe Prokuroreve i shtohet edhe nje mundesi ta rrjepin edhe me shume kete popull. Tani shpejtesia e zhvillimit te gjygjeve varet nga rryshfeti qe qytetaret hallexhinnj paguajne! Gjykatat po bejne kerdine! Asnje kontroll! Forca KCK !
Përgjigju