Pamje nga Unaza e Madhe

Ekonomi

Nesër hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28,7 km e gjatë, shpejtësi deri në 90 km/h

29 Dhjetor 2024, 23:01| Përditesimi: 29 Dhjetor 2024, 23:04

  • Share

Unaza e Madhe e Tiranës merrformën përfundimtare dhe është gati për t’u hapur ditën e nesërme (30 Dhjetor).

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet. Në këtë segment punohet edhe gjatë orëve të natës.

Aktualisht, në terren po punohet për detajet e fundit të projektit, duke përfshirë sinjalistikën dhe të tjerë elementë të sigurisë rrugore.

Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuara.

Projekti  do të përmbajë edhe rrugë për këmbësorë dhe hapësira të gjelbra.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?