Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen

Bota

Nesër hyjnë në fuqi tarifat doganore, BE i përgjigjet Trump: Nuk e nisëm ne këtë përplasje, gati për t’u hakmarrë

1 Prill, 12:32| Përditesimi: 1 Prill, 13:10

  • Share

Mes kërcënimeve të shumta tregtare nga Donald Trump, të gjithë sytë janë të mërkurën, ku pritet të hyjnë në fuqi tarifat doganore që ka paralajmëruar presidenti amerikan. Trump e ka quajtur 2 Prillin si “Dita e Çlirimit”, me premtimin se duke vendosur një sërë tarifash doganore për importet nga vendet e tjera, SHBA do të bëhet më pak e varur nga mallrat e huaja.

Një përgjigje ka ardhur nga BE para se këto tarifa të hyjnë në fuqi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë seancës plenare të PE në Strasburg, tha se BE është i gatshëm t’u përgjigjet tarifave të vendosura nga Trump. Ajo tha se Unioni kërkon dialog, por nuk ka ndërmend të qëndrojë pasiv përballë sulmeve tregtare nga Shtetet e Bashkuara.

"Shumë evropianë ndihen thellësisht të zhgënjyer nga njoftimet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Evropa nuk e nisi këtë përplasje. Ne e konsiderojmë të gabuar. Por mesazhi që dua t’ju përcjell sot është se kemi gjithçka që na nevojitet për të mbrojtur qytetarët tanë dhe prosperitetin tonë," deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

Ajo nënvizoi se strategjia e BE-së mbështetet në tre shtylla kryesore: negociatat, diversifikimin e marrëdhënieve tregtare, duke filluar me Kinën, dhe forcimin e tregut të brendshëm. Sipas saj, kjo përplasje nuk është në interesin e askujt dhe do të çojë vetëm në rritje të inflacionit.

Nga ana tjetër, Trump ka argumentuar se tarifat mbrojnë industritë amerikane nga konkurrenca e huaj e pandershme si dhe mbledhin para për qeverinë federale, por ekonomistët theksojnë se tarifat doganore të gjera në normat e sugjeruara nga presidenti amerikan mund të dështojnë.

Duke folur në bordin e Air Force One një ditë më parë, Trump konfirmoi se këto tarifa do të zbatoheshin universalisht, ndryshe nga sa më parë se do të synonte vetëm vende të caktuara.  

Tarifat e vendosura nga Trump:

Çeliku dhe alumini

Një tarifë prej 25% e SHBA për importet e çelikut dhe aluminit nga të gjitha vendet hyri në fuqi më 12 mars. Bashkimi Evropian u është përgjigjur atyre me kundërtarifa për 28 miliardë dollarë mallra amerikane duke nisur nga prilli. Megjithatë, BE-ja vonoi zbatimin e disa prej këtyre tarifave deri në mes të prillit, duke përfshirë një tarifë 50% për uiski amerikan, gjë që shtyu Trumpin të kërcënonte me një tarifë 200% për pijet alkoolike evropiane.

Kanada dhe Meksika

Tarifat e përgjithshme prej 25% të Trump ndaj fqinjëve të saj hynë në fuqi më 4 mars. Vetëm dy ditë më vonë, Trump konfirmoi se SHBA do të pezullonte tarifat për mallrat dhe shërbimet në përputhje me Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë-Kanada (USMCA) deri më 2 prill. Nga ana e saj, Kanadaja u hakmor me tarifa të reja prej disa miliardë dollarësh ndaj çelikut.

Kina

Trump ka miratuar tarifa të reja totale prej rreth 20% mbi tarifat ekzistuese prej 10% që hynë në fuqi gjatë mandatit të parë të Trump. Kina është përgjigjur me tarifa deri në 15% për mallrat e fermave amerikane si mishi i pulës dhe derrit, të cilat hynë në fuqi më 10 mars.

Venezuela

Trump tha se SHBA do të vendosë një "tarifë dytësore" ndaj Venezuelës, që do të hyjë në fuqi më 2 prill - çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela do të përballet me një tarifë prej 25% kur tregton me SHBA

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Franci: 01/04/2025 14:54

    Hmm hakmarrje? Tarifa eshte reciproke, dmth aq sa takson Europa qe ka dekada, aq dhe Amerika, dhe nese Europa hakmerret sic thot zonja tarifa hypen me RECIPROCITET ne Amerik. Pra ka reciprocitet nga Amerika dhe hakmarrje nga Europa. Kuptova, pra eshte Europa hakmarrese i bie qe ne fillim. Te shohim si do i shkoj hakmarrja

    Përgjigju
    • Ela: 01/04/2025 21:00

      Nuk ishin idjota drejtuesit paraardhes te Trump qe te pranonin tarifa nga evropa pa tarifuar edhe ata. Thjesht ishin bere marreveshje te tregtise se lire qe trump po i thyen per te rikthyer disa industri ne amerike. Evropa dhe Kanadaja po pergjigjen me tarifa reciproke ne mallra te tjera qe ato importojne nga Amerika per te mbrojtur ekonomite a tyre. Thjesht tregtise se lire dhe miqesise se ngushte te dekadave te fundit Trump i vuri kapakun, dhe asgje e mire nuk do vije nga kjo.

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?