Ekonomi

Nesër hyn në fuqi SEPA/ Eksperti Hasani: Gur garancie për tregun financiar shqiptar, hapet rruga për më shumë investitorë të huaj

6 Tetor, 08:58| Përditesimi: 6 Tetor, 10:03

  • Share

Nga nesër, 7 tetor, Shqipëria do të mund të bëjë transfertat të shpejta dhe me komisione më të ulëta drejt 37 shteteve të tjera pjesë e SEPA (Zona Evropiane e Pagesave në Euro), pjesë e së cilës vendi ynë u bë në nëntor të vitit të kaluar. Eksperti për ekonominë, Leons Hasani, në emisionin “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV, shpjegoi përfitimet që marrin qytetarët, por edhe investitorët si vendas dhe të huaj. 

Sipas ekspertit, ky hap është një gur garancie për tregun financiar shqiptar. Ai mori një shembull konkret që nëse një emigrant dëshiron të transferojë 150 mijë euro në vendin tonë do ta bënte këtë me një tarifë prej 5% të shumës totale, ndërkohë që me SEPA-n, kjo tarifë është vetëm 0.02%. I pyetur për dokumentacionet që do të duhet të bëjnë qytetarët, ai tha se përditësohen vetë nga bankat. Duhet vetëm të informohen lidhur me tarifat dhe mënyrën se si operon ky sistem. 

“Ka një paketë benefitesh që përqafojnë qytetarët, por një gur garancie është se BE dhe institucionet financiare i japin tregut financiar në vend, se kjo licenson një situatë të shëndetshme të financave të Shqipërisë por edhe menaxhim të mirë të parasë në të zezë që qarkullon në vendin tonë.  Tarifat aktualisht janë të larta mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, bankave të nivelit të dytë në vendin tonë dhe në ato të BE. Nëse marrim një qytetar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar që dëshiron të dërgojë 150 mijë euro në Shqipëri, sot ka tarifa të larta që shkojnë mbi 5% të shumës. Ndërsa SEPA i jep mundësinë që të mos kalojë më shumë se 0.02% të shumës. Qeveria mund të ketë edhe një analizë të remitancave që vijnë në vendin tonë por edhe mund të ndërtojë strategji se si të kanalizojë apo se si mund t'i orientojnë drejt fondeve të investimit.", u shpreh ai. 

Edhe sa i përket biznesve është një plus i madh, tha eksperti, pasi të huajt do të kenë më shumë besim për të investuar. 

“Në suazën e biznesit kemi një plus të madh sepse jo vetëm ata që operojnë në Shqipëri që kryejnë import dhe eksport, po iu japim një nivel tjetër besueshmërie investitorëve të huaj që e shohin Shqipërinë si vend strategjik për të investuar. Por sa përket mënyrës së menaxhimit financiar ka pasur dje shumë pikëpyetje, sot kemi lehtësi. Investiroët e shohin me leverdi të investuarit dhe të kryejnë më pas transferta me vende të tjera me pagesa shumë modeste dhe 0.02  përqind deri në vlerën e 1150 mijë eurove.", shtoi eksperti.  

Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në zonën gjeografike SEPA u mor më 21 nëntor 2024, dhe të 11 bankat tregtare janë pranuar në këto skema. Banka e Shqipërisë ka deklaruar se vetëm në vitin e parë të zbatimit të transfertave përmes SEPA, biznese e qytetar përfitojnë 20 milionë euro prej uljes së kostove. Komisioni maksimal që do të paguhet për çfarëdo vlerë transferte do të jetë 50 euro, gati 6 herë më pak se aktualisht. Pagesat do të realizohen brenda 24 orëve, dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë bizneset e tregtisë por edhe emigrantët shqiptar.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 06/10/2025 09:14

    Vetem ne shqiperi SEPA me komisione. Ketu ku jam une Europe komisionet jane zero brenda SEPA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?