Kurti, Abazoviç, Rama dhe Charles Michel në Slloveni

Nesër konferenca e Forumit Strategjik të Bled në Slloveni, ‘shkrihen akujt’, Rama i qeshur takon Kurtin (FOTOT)

27 Gusht 2023, 22:08| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 22:49

  • Share

SLLOVENI- As në Tiranë e as në Prishtinë, është dashur një konferencë në Slloveni që të ‘shkriheshin akujt’ mes kryeministrit Rama dhe homologut të Kosovës, Albin Kurti.

Pas shumë refuzimeve për takim nga kryeministri i Kosovës, Rama ka publikuar disa foto ku duket në shoqërinë e të gjithë krerëve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të lartë të BE-së, por ajo që bie në sy është se duket i buzëqeshur teksa shtrëngon duart me Albin Kurtin. Rama ndodhet në Lubjanë, së bashku me krerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Konferencës së Forumit Strategjik të Bled në Slloveni.

Edhe në fotot e tjera, Kurti duket ngjitur kryeministrit Rama teksa të gjithë zyrtarët e lartë ndodhen në një tryezë duke biseduar.

“Lubjanë, Slloveni - Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”- shkruan Rama.

'Akujt' e Ramës dhe Kurtit: 

Kujtojmë se marrëdhënia mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë mjaft e tensionuar, madje shumë herë kreu i qeverisë e ka thumbuar në konferenca e intervista, ndërsa homologu i tij i Kosovës ka refuzuar ta takojë. Më herët, Rama theksoi  se nuk kishte asgjë personale me të, por që nuk pajtohet me politikën që ai po bënte së fundmi. 

Kjo politikë e Kurtit, lidhej me tensionet në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të kryetarëve të rinj shqiptarë në 4 komuna. Pas betimit të 4 krytarve të rinj në Zubin Potok, Leposaviç, Zveçan e në Mitrovicë të Veriut, serbët në veri protestuan, madje edhe dhunuan policë, ushtarë të KFOR dhe gazetarë. Për këtë rebelim, Kurti shtoi prezencën e policëve në veri të Kosovës, gjë që solli një valë reagimesh të ashpra nga Perëndimi por edhe nga politika shqiptare me pretendimin se Kurti po izolonte Kosovën. 

Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive që do mbahej në Prishtinë, ndërsa Kurti e refuzoi në 3 thirrje për takim. Kreu i qeverisë madje propozoi edhe një draft statut për asociacionit në veri, hartom i cili mori edhe bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe të dy kumbarëve të dialogut Gjermani e Francë. Kurti e refuzoi dhe tha se nuk është i nevojshëm një propozim alternativ për Asociacionin.

Ndër të tjera, Rama bëri thirrje që të firmosej plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ka qenë ballafaqimi i parë mes dy kryeministrave që prej fillimit të këtyre tensioneve në veri në fund të muajit maj.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 28/08/2023 12:29

    Pershendetje më dorë në xhep, kultur e ndyer…!

    Përgjigju
  • Mario: 28/08/2023 05:48

    me ne fund ne ballkon pas darkash informale

    Përgjigju
  • Iris: 28/08/2023 02:55

    Me bizhama ke ardhur,ke humbur valixhen ku kishe kostumin,apo hekuri per hekurosje mungonte ne hotel, qe ke dale me ate paraqitje?! E shikon veten dhe e shikon paraqitjen e pjesemarresve te tjere apo jo?

    Përgjigju
    • Or tej: 28/08/2023 07:21

      Vetem nje artist ka bota or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?