Bota

Nesër Konklava për Papën e ri katolik, pas riteve fetare 133 kardinalë kyçen në Kapelën Sistine, pritet votim që ditën e parë

6 Maj, 12:16| Përditesimi: 6 Maj, 13:05

  • Share

Ritet në ditën e Konklavës do të fillojnë në mëngjes në orën 10 me meshën 'Pro Eligendo Romano Pontifice', në Bazilikën e Shën Pjetrit, mesha për zgjedhjen e Papës Romake, që do të kryesohet nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re. Një festë në të cilën Dekani do të lutet me këto fjalë: “E gjithë Kisha, e bashkuar me ne në lutje, thërret vazhdimisht hirin e Frymës së Shenjtë, që nga ne të zgjidhet një Bari i denjë i të gjithë kopesë së Krishtit”.

Hyrja në Kapelën sistine të pikturuar nga Michelangelo do të bëhet pasdite. Rreth orës 16.15 kardinalët do të mblidhen në Kapelën Pauline, në Lozhën e Parë të Pallatit Apostolik të Vatikanit, prej nga do të fillojë procesioni.

Ansa shpjegon edhe mënyrën se si do të jenë të dallueshëm kardinalët. Kardinalët e ritit latin do të veshin mantelin e kuq me brez, mbulesën e supeve, kryq në kraharor me kordon të kuq dhe ari, unazë, kapuçat e vegjël mbi të cilat do të kenë veshur kapelat tipike të kardinalëve. Ndërkohë kardinalët e Kishave të Lindjes do të veshin veshjet të parashikuar nga ritet e tyre. Nga Kapela e Pauline, duke kënduar, kardinalët zgjedhës do të shkojnë në procesion drejt Kapelës Sistine, ku, pasi të këndojnë thirrjen ndaj Shpirtit të Shenjtë - pasi është ai që, sipas traditës katolike, zgjedh Papën e re - ata do të thonë betimin e përcaktuar.

Pra, rreth orës 16:30 do të jetë koha për “extra omnes”, thirrja në latinisht që nxjerr nga salla të gjithë përveç kardinalëve dhe momenti I kyccjes së dyerve. Kardinalët zgjedhës do të dëgjojnë më pas katekzën e kardinalit Raniero Cantalamessa, predikues i Shtëpisë Papale për 40 vjet. Pas fjalës së tij, kardinali Cantalamessa (i cili nuk është në mesin e zgjedhësve) do të largohet nga Kapela Sistine së bashku me Kryepeshkopin Ravelli dhe kardinalët do të bëjnë votimin e parë.

Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Prandaj, Parolin do t'i pyesë të gjithë kardinalët nëse mund të vazhdohet menjëherë me votimin e parë apo nëse është ende e nevojshme të sqarohen dyshime në lidhje me normat dhe metodat e vendosura. Nëse, sipas shumicës së votuesve, asgjë nuk e pengon vazhdimin e operacioneve, atëherë votimi i parë do të mbahet që në pasditen e 7 majit. Ndaj e mërkura do të jetë dita e tymit të parë, i cili. Përvecc ndonjë surprize të minutës së fundit, me gjasë ai do të jetë i zi dhe do të shërbejë për të testuar orientimet e Kolegjit të Kardinalëve. Kjo do të jetë një konklavë ku përkatësia gjeografike e kardinalëve është më e shpërndara nga të gjitha në histori sipas mediave italiane. Ndërsa sa I takon parashikimeve për kohëzgjatjen parashikimet janë të vështira, ndërkohë që dy konklavat e fundit në 2005 dhe 2013 kanë zgjedhur papën e ri në ditën e dytë të tyre. Kushtetuta apostolike parashikon dy votime paradite dhe dy votime pasdite. 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?