Gjyqtari Luan Daci

Nesër KPA shqyrton fatin e Luan Dacit, ONM kërkon shkarkimin pas dënimit deri në Gjykatë të Lartë

5 Dhjetor 2021, 11:33| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 11:51

  • Share

TIRANË-Nesër pritet të shqyrtohet fati i gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.  Me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, KPA ka nisur procedimin disiplinor për ish-anëtarin e KPA Luan Daci.

Neser ora 14:00, do të gjykohet në seancë dëgjimore publike çështja nga trupa gjyqësore e përbërë nga Natasha Mulaj  Kryesuese si dhe anëtaret Albana Shtylla  dhe Ina Rama.

Kujtojmë se Luan Daci, edhe pse ka një vendim të drejtësisë shqiptare që e ka dënuar dhe një vendim të KPA që e ka pezulluar ish-gjyqtarin Luan Daci ka shkuar në punë duke i sfiduar këto vendime. Daci ka shkuar me makinën e punës, e cila paguhet edhe nga taksapaguesve.

Ndërkohë që më parë SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet të zëvendësoj Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues. Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.

Luan Daci u dënua fillimisht në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. 

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?