Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi

Politikë

Nesër Kuvend/ Bardhi ‘mobilizon’ deputetët pas humbjes: Do paraqesim faktet e farsës elektorale! PS do mbledhë grupin

28 Maj, 17:45| Përditesimi: 28 Maj, 19:29

  • Share

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike, mesa duket deputetët e Grupit Parlamentar kanë vendosur të vijojnë me linjën e tyre të denoncimit të ‘farsës elektorale’ pa publikuar ende asnjë provë. Bardhi, edhe pse një nga drejtuesit me rezultatin më të dobët në këto zgjedhje, ka dërguar një mesazh në grupin e deputetëve të PD-së, ku thotë se ditën e nesërme do të jenë në Kuvend për të denoncuar ‘farsën’ zgjedhore.

Bardhi ka nënvizuar rëndësinë e kësaj seance, duke e konsideruar një moment për të vijuar denoncimet, pa prova.

“Nesër, ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit. Ju përshëndes!” - shkruan Bardhi në mesazhin drejtuar kolegëve të tij në grupin parlamentar.

Nga ana tjetër, mësohet se një orë para seancës, e cila do të zhvillohet në orën 12:00, PS do të mbledhë grupin parlamentar. Mësohet se në mesazhin që kreu i grupit, Niko Peleshi u ka dërguar deputetëve kërkohet pjesëmarrje e domosdoshme dhe thuhet se në grup do të diskutohet mbarëvajtja e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.

“Përshëndetje, kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e enjte, datë 29 maj, ora 12:00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit‼” -thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS, Niko Peleshi, u dërgon deputetëve.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 28/05/2025 20:10

    Akoma me kete lloj retorike keta??!! Ore po 15 vjet qe po u zgdepin ne dru dhe ju akoma,"sill edhe nje here e ta shofesh ti"!!!! Ah po nuk keni faj ju joooo,faj kane shqiptaret qe nuk mblidhen e tu fusin na nje dru te mire,duke filluar nga ky çingeneja burre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?