Nesër priten një e enjte e tensionuar në Kuvend. Në seancën plenare pritet që të ketë debate të forta mes shumicës dhe opozitës për taksën në Rrugën e Kombit, përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH, por edhe për cështje të tjera që opozita i kundërshton.
Për të përgatitur skenarin opozitar dhe për të qenë të unifikuar në qëndrimin kundër Ramës, mesditën e sotme kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim për rreth një orë me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi ne seline blu.
Sipas burimeve të Report Tv, deputetët e PD dhe LSI do të kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, për gjuhën e papërshtatshme që ka përdorur dy javë më parë në Parlament. Opozitarët pritet që nesër të protestojnë në Kuvend me pankarta me mbishkrimi të ndryshme në qendër të së cilës do të jetë Rruga e Kombit dhe biznesi i vogël.
Zbulohen pjese nga skenari. Basha ka urdheruar te blihen gjithe markat e brisqeve ne supermarkete...markete.. kioska... eshte gjithe ajo pune per te bere neser..
Përgjigju