RTSH

Sociale

Nesër Kuvend/ Në rend të ditës shkarkimi i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe 9 anëtarët

12 Shkurt, 19:04| Përditesimi: 12 Shkurt, 19:18

  • Share

TIRANË - Në seancën plenare të ditës së nesërme (13 shkurt 2025) Kuvendi i Shqipërisë pritet të shkarkojë Këshillin Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, me në krye Leka Bungon dhe 9 anëtarët e saj, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.

Ditën e djeshme (11 shkurt 2025) Komisioni i Medias i përcolli kuvendit për seancë plenare, dy relacione ku kërkohet shkarkimi nga detyra i të gjithë Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

Vendimi erdhi pas dëgjesave me kreun e këtij këshilli, Leka Bungo, dhe anëtarët e pranishëm, të cilët pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh. Anëtarët e Këshillit Drejtues pretenduan se nuk kishin kryer asnjë shkelje dhe e drejtuan gishtin te drejtorët e përgjithshëm ndër vite të RTSH.

I gjithë ky proces nisi pas shkeljeve në garën për drejtor të Përgjithshëm të Radio televizionit Publik Shqiptar, tashmë të pezulluar. Ato nxorën në pah një sërë abuzimesh të Këshillit drejtues të RTSH-së, nga fondet e deri te konflikti i interesit.

Procedurat e shkarkimit vijnë pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.

Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit,duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?