Kuvendi i Shqipërisë

Politikë

Nesër Kuvend/ Opozita interpelancë me dy ministra! Balla raporton për 'krimin', Manastirliu për rezultatet e PISA

1 Maj, 13:31| Përditesimi: 1 Maj, 13:37

  • Share

Punimet e Kuvendit këtë të enjte pritet të jenë të gjata dhe me debate për shkak të disa çështjeve me rëndësi për t’u diskutuar. Dy prej ministrave kryesorë të kabinetit qeveritar janë thirrur në interpelancë nga deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon që Ministri i Brendshëm Taulant Balla të japë sqarime për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës.

Nga ana tjetër deputetja , Ina Zhupa ka kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu për rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s që e ka renditur Shqipërinë mes 15 vendeve të fundit. 

Nesër kalon për votim edhe projektligji për Albcontrol, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?