TIRANË-Një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë, e cila është shoqëruar me debate. Arben Imami është larguar nga mbledhja, ndërsa në një prononcim për mediat u shpreh se mbledhja e Kuvendit nesër po bëhet në kundërshtim me rregulloren e partisë. Imami deklaroi se ‘Basha tha se vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar’. I pyetur nëse do të ketë një lëvizje brenda PD-së, ai e mohoi. ‘Nuk do të ketë lëvizje brenda PD-së’ tha ai.
Më herët, Imami theksoi se kjo mbledhje vjen në një kohë kur studentët protestojnë për të drejtat e tyre, ndërsa Basha duke vulosur përçarjen e PD, shtoi Imami, po u jep studentëve mesazhin më të gabuar nga forca politike që lindi prej të rinjve dhe rrëzoi regjimin komunist. Kuvendi Kombëtar i PD pritet të zgjedhë nesër strukturat e reja të selisë blu.