Nesër maratona e Tiranës! Të gjitha rrugët që bllokohen nga ora 08:00-16:00! Apeli i Vocajt për shoferët: Mos përdorni automjetet

22 Tetor 2022, 14:15| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 14:21

  • Share

Në këtë edicion të 6-të janë organizuar një sërë aktivitetesh për të gjitha kategoritë dhe moshat dhe pritet të marrin 2500 garues. Përgjegjës i Qarkullimit rrugor në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj teksa ishte i ftuar në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj dha informacionet e detajuara për çdo rrugë që bllokohet.

“Maratona nis me sheshin ‘Skënderbej’, do vijojë në bulevardin ‘Zogu i Parë’ dhe më pas në ‘Bulevardin e ri’ të Tiranës. Më pas do të kthehen në sheshin ‘Skënderbej’ dhe do marrin djathtas për në rrugën e ‘Durrësit’ për tu kthyer më pas në rrugën e ‘Kavajës’, në rrugën ‘Myslym Shyri’, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në bulevardin ‘Bajram Curri’, kalojnë tek ura e Gjykatës, kthehen në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, kalojnë përmes zonës së ‘ish Bllokut’ dhe shkojnë në drejtim të ‘ish Gardës’ dhe bëjnë një rreth të plotë te ‘parku i Liqenit’.

Më pas kthehen në sheshin ‘Nënë Tereza’, kalojnë te rruga ‘Gjergj Filipi’ për te rrethi i piceri Erës, kalojnë rrugën ‘Papa Gjon Pali’ pranë televizionit, marrin kthesë. Ka 2 pjesë maratona aty. Maratona 10 km vijon në rrugën ‘Papa Gjon Pali’ dhe del në bulevardin ‘Bajram Curri’ po në rrugën ‘e Elbasanit’, ku vazhdon rrugën ‘George Bush’, ‘Abdi Toptani’ dhe përsëri pranë bashkisë në sheshin ‘Skënderbej’. Maratona ka 4 kategori, e plota 42 km, gjysmë maratona 21 km, 10 km dhe kategoria për persona paraplegjikë dhe ka më shumë karakter promovues se sportivë”, tha Vocaj.

Me qëllim mbarëvajtjen e maratonës Vocaj nuk kurseu këshillat për  përdoruesit e automjeteve.

“Bllokimet e rrugëve nisin në 8:00 të mëngjesit deri në orën 16:00. Apeli për qytetarët është të mos përdorin automjetet nesër. Nëse duhet t’i përdorin patjetër, të gjejnë rrugë alternative për të mos ndaluar itinerarin e maratonës. Do jenë mbi 500 efektivë në terren për mbarëvajtjen e maratonës”, tha Vocaj.

Atmosfera festive nisi që në orët e para të së shtunës teksa kryeqyteti mikpriti “Fun Run” për nxënësit e shkollave dhe fituesit e tre vendeve të para morën shpërblim simbolik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?