POGRADEC - Të shtunën (nesër) në qytetin bregliqenor të Pogradecit do zhvillohet edicioni i tretë i Maratonës "Enkelana" ku do jenë pjesëmarrës rreth 500 atletë nga 38 vende të botës.
Qarkullimi të shtunën në Pogradec dhe akset kryesore në qytet ku do kalojnë garuesit do bllokohen për rreth 2 orë, ndërsa për Report TV foli Dashamir Çali, një prej organizatorëve. Ai thotë se ky event është i certifikuar, duke i dhënë gjallëri qytetit.
"Është edicioni i tretë i Maratonës 'Enkelana' në qytetin e bukur të Pogradecit. Tashmë është një maratonë e konsoliduar dhe marin pjesë 38 shtete. Do të jetë një garë që do të nisë me 2 disiplina.
Me disiplinën e 21 km dhe 11 km. Kemi një prurje tej parashikimeve tona. Do të marrin pjesë rreth 600-700 vrapues në të gjitha grupmoshat. Kryesisht janë vrapues elitarë që përfaqësojnë vendet e tyre më së miri në këtë maratonë ndërkombëtare.
Tashme kjo Maratonë është certifikuar nga jashtë nga Organizata Botëtore e Ëorld Maratones. Është një maratonë që ka gjetur vendin e saj në qytetin e Pogradecit. Maratona Enkelana do të ketë një staf të specializuar të shoqatës Maratona Albania me të gjitha detajet teknike dhe organizative.
Në këto orë të fundit, po plotësojmë vrapuesit me të gjithë elementet e nevojshëm të garës. Qyteti për pak orë do të stopojë nga automjetet, por më pas do t'iu rikthehet qytetarëve. Ju kërkojmë falje të gjithë drejtueseve të automjeteve. Kemi gjetur mirëkuptimin e qytetarëve të cilët e mbështesin këtë maratonë në masë të gjerë. Maratona 'Enkelana' startoi sot me Maratonen e Bebeve e cila është në edicionin e saj të dytë", tha Dashamir Çali.
Pse nuk mbani vetem njeren korsi??
Përgjigju