E motra e Egli Progës së bashku me babain gjatë homazhit në Pogradec

Nesër marshim për Egli Progën në Tiranë, e motra: Do jem aty jo vetëm për Eglin që na sheh nga lart, por edhe për drejtësinë në emër të tij

18 Gusht, 22:33| Përditesimi: 18 Gusht, 22:39

  • Share

Nesër pritet të mbahet një marshim në Tiranë, duke nisur prej sheshit Skënderbej në ora 19:30 në shenjë homazhi ndaj Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.

E motra e të ndjerit, Jonida Proga përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se do të marrë pjesë në këtë homazh. Ndërkohë, të mërkurën në datë 14 u mbajtën homazhe në disa qytete të vendit për humbjen e Egli Progës. Në Pogradec në vendin ku ai ndërroi jetë, mbajti fjalën e motra që kërkoi drejtësi.

Ngjarja po hetohet dhe ende nuk është zbardhur e plotë, megjithëse ka shumë të dhëna. Proga humbi jetën pasi u godit nga Denis Meçe përpara një lokali në Pogradec. Goditja dhe rënia në tokë rezultuan fatale për Progën.

Mirëpo më pas Prokuroria e ndryshoi akuzën për Meçen, duke i kërkuar Gjykatës vënie në masën e detyrim paraqitje për vrasësin për ‘Vrasje nga pakujdesia’

'Miq, dashamirës, qytetarë të mirë të vendit tonë që këto ditë tragjike për familjen time na jeni gjendur kaq pranë. Vetëm mbështetja juaj na ka dhënë pak forcë të përballojmë dhimbjen e vrasjes makabre të vëllait tonë, Eglantin Progës.

Faleminderit nga zemra të gjithëve kudo jeni!

Nesër në dt. 19 gusht, ora 19:00 do të jem në sheshin "Skënderbej" me familjen time, në marshimin: Drejtësi Për Eglin !

Do të jem aty jo vetëm për Eglin tim, që më sheh nga Lart në Qiell, por edhe për Drejtësinë që unë në emër të tij kërkoj në Tokë, në Shqipëri.

Unë nuk do ndalem sa të kem frymë e të gjej drejtësi për Eglin.

Ju ftoj edhe ju pa dallim e ngjyrim, të më bashkoheni në këtë marshim dhimbje, për t‘i thënë me heshtje dhe frymë: Stop kriminelëve të tjerë që do guxojnë të vrasin Eglin tuaj!', shkruan Jonida Proga në rrjete sociale.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjere ju qe ju ka rene halli: 18/08/2024 22:51

    Ngushellime familjes, edhe mjere ju qe ju ka rene halli. Kjo motra trime ka nje lufte te gjate perpara. Do ti mbyllet cdo dere ne fytyre. Do ti krijohet cdo pengese, do bredhi neper gjyqe me dekada, deri ne Hage. Zoti i dhente fuqi, durim edhe shendet. Policia e shtetit eshte mafje me e madhe se mafja e droges. Egoja dhe paaftesia e tyre nuk njef skrupull. Mbase ekstradojne ndonje tjeter qe te heqin vemendjen nga marshimi i motres neser. Jam i bindur qe policia do beje ndonje aksion te “bujshem” qe ti tregoje popullit qe jo vetem qe ne Shqiperi nuk te vret njeri rrugeve, por policia po lufton krimin me force te madhe. Mjere kush perfundon ne dyert e ketyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?