Modeli i anijes Cassiopea

Sociale

Më 8 prill mbërrin anija luftarake për Flotën detare, dhuratë nga qeveria italiane! Ceremoni në Portin e Durrësit

1 Prill, 15:48| Përditesimi: 1 Prill, 15:55

  • Share

DURRËS- Shqipëria merr më 8 prill në dorëzim një anije ushtarake nga qeveria italiane për Forcën Detare shqiptare. Anija mbërrin më 8 prill në brigjet e Durrësit, ku në orën 09:00 do të mbahet edhe ceremonia e dhurimit të kësaj anije ushtarake për vendin tonë.

Ka qenë vetë kryeministri Rama që duke prezantuar programin e PS lajmëroi se Flota Detare e Shqipërisë do të pajiset me një super anije.

“Flota detare e Republikës së Shqipërisë, siç thashë do të ketë një super anije së shpejti dhe do të bëhet me tre anije luftarake të reja”, tha kreu i qeverisë.

Kjo anije do të jetë e tipit korvetë, “Cassiopea”, e marinës ushtarake italiane. Parashikohet që kjo anije, pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, do të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme. Në ceremoni sipas mediave, pritet të marrë pjesë edhe ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Korveta pritet të dorëzohet nën shoqërinë e krenarisë së marinës italiane, Amerigo Vespucci, e cila është një ndër anijet më të bukura që lundron anembanë botës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ne rregull: 02/04/2025 12:11

    Kjo anija ka skaduar si mishi pules,ka 45 vite qe eshte ne mes te detit,eshte kalbur,tani do e marrim ne qe kushton me shumë remonti,rregullimi se sa vet anija...Shteti i pjerdhur

    Përgjigju
  • Tes: 01/04/2025 16:20

    E vitit 1980..duhet te ishte dekomisionuar me kohe.

    Përgjigju
    • Axl: 01/04/2025 20:30

      Seç transporton kjo anije si vajtje si ardhje

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?