Laçi gati për të pritur presidentin Erdogan, ‘vishet’ me flamujt shqiptar e turk

16 Janar 2022, 15:54| Përditesimi: 16 Janar 2022, 18:07

  • Share

Laçi është bërë gati për të pritur presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të jetë i pranishëm në këtë qytet ditën e hënë. Hyrja e qytetit dhe një pjesë e rrugëve janë veshur me flamuj shqiptar e turk, ndërsa për sigurinë e kësaj vizite policia është vënë në gatishmëri që prej ditës së diele. Presidenti turk sëbashku me autoritetet qeveritare do të inaugurojnë lagjen e re në Laç të rindërtuar pas tërmetit me financim të qeverisë turke. Qytetarët e vlerësojnë maksimalisht punën e mirë që është bërë dhe kanë shpresë që vizita e Erdoganit në Laç do e inkurajojë për të realizuar investime të tjera në zonën e Kurbinit.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019-të dhe deri tani ka përfunduar ndërtimi i 520 apartamenteve me financim te qeverisë turke.


Lajmi kryesor:

Erdogan vizitë në Tiranë në 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, masa të rrepta sigurie! Do të mbrohet nga Garda e RENEA, mbërrijnë edhe forca nga Turqia! Problemet me lëvizjet drejt Rinasit


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?