Politikë

Meta në Kosovë, shtrëngon duart me Haradinajn: Me rëndësi forcimi i marrëdhënieve strategjike mes 2 vendeve

25 Nëntor, 10:36| Përditesimi: 25 Nëntor, 13:02

Presidenti Ilir Meta, mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Dorë për dorë, Meta u shpreh se të dy ndan urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.

Presidenti, u shpreh se në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.

“Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.”, shkruan Meta.

J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rishfaqen nostalgjikët e diktatorit, a duhet bërë dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare?