Ahmetaj nuk do të jetë nesër i pranishëm gjatë mbledhjes së këshillit, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkon Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj.
Kërkesa është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani të premten e kaluar, konkretisht më 7 korrik 2023, ndërsa lajmi u mësua sot, (10 korrik) tre ditë më pas.
Lajmi kryesor:
SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, akuzohet për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve
G.MO/ReportTv.al