TIRANE-Nesër në orën 11:00 do të rimblidhet Këshilli Politik për të diskutuar këtë herë për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore. Një ditë përpara takimit, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, por jo Lulzim Basha, që refuzoi të shkonte duke dërguar Gazment Bardhin, ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku ka një mesazh për palët politike.
Ai thotë se pragu elektoral, që u vendos në Komisionin e Ligjeve mund të pranohet, por me një kusht, që të ketë sisteme korigjuese, si koalicionet zgjedhore. Pra, sipas tij pragu nuk mund të ndryshohet nëse nuk lejohen koalicionet para zgjedhore dhe nëse vendi nuk ka një gjykatë funksionale Kushtetuese.
"Për kujtesë Këshillit Politik, etj - në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet por kur ka sisteme korigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale - Gjykata Kushtetuese" shkruan ai. Shumica dhe opozita parlamentare arritën marrëveshjen për vendosjen e pragut kombëtar në Kushtetutë, niveli do të përcaktohet në Kodin Zgjedhor.
Fillimisht opozita parlamentare kërkoi që pragu të jetë 5%, më pas u tërhoq duke kërkuar që të ulet në 2%, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të vendoset 3%. Nisma për ndryshimet kushtetuese u propozua nga opozita parlamentare dhe u mbështet nga shumica socialiste, por opozita jashtë parlamenti dhe presidentit e kundërshtojnë dhe për këtë arsye nesër do të mblidhet sërish Këshilli Politik.
Komente

Ky ka dhene prova qe eshte i pa bese i poshter i pa fytyre dhe vegel e rregjimit te Sali Berishes
Përgjigjudhe vazhdon ti japi,do laje borxhet se hengri 9 vjet ne Strasbourg kur ka juriste plot me te mire se ky