Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio dhe kryeministri Edi Rama

Italia njeh patentat shqiptare, marrëveshja zyrtarizohet nesër! Rama: Tani do të fokusohemi te njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali

10 Mars 2021, 14:14| Përditesimi: 10 Mars 2021, 15:10

  • Share

TIRANË- Nga dita e nesërme patentat e shqiptarëve do të njihen në Itali. Marrëveshja është arritur, e ndërsa pritet zyrtarizimi i saj ditën e nesërme nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Hapi i radhës, ka bërë me dije kryeministri Edi Rama është njohja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj dhe kontribuojnë për ekonominë e atij vendi.

"Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe të gjithëve që punuat për të arritur deri aty. Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, qytetarët t jashtëzakonshëm që nderojnë miqësinë dhe vëllazërinë shqiptaro-italiane që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane për kaq shumë vite", shkruan Rama.

Kjo marrëveshje u arrit gjatë vizitës të disa ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama në Itali. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, Rama u kërkoi autoriteteve italiane zgjidhjen përfundimtare për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ku nuk i kurseu edhe batutat.  "Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët  udhëtojnë dhe t'i japin makinës pa probleme", tha Rama. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • leonard: 11/03/2021 02:50

    E meriton fitoren me cdo kusht bravo Rama

    Përgjigju
  • S.Ram.B: 10/03/2021 20:36

    Nuk shitet m.ti per mjalte. Kjo marrvshje ekzistonte por mediokriteti dhe egoja e Edvinit palacos qe hoqi ministrin Bushati dhe e katandisi #vajmedet ministrine e jashtme qe duhej vetem te negozionte riperterirjen e marrveshjes qe ekzistonte dhe skadoj ne 2019. Pra zero per Caken dhe nje M... fresca per Edvin palcon.

    Përgjigju
    • Tirona: 10/03/2021 20:42

      Bushati ishte nje qen dhe si qen iku..!

  • Lali: 10/03/2021 20:23

    Keto premtime ben 5 vjet qe i jep rilindja por si gjithmone do ngelen ne leter ose projekte 3d.provoni ti bini tel te ambasades shqiptare edhe do e kuptoni korrektesine e tyre

    Përgjigju
  • Torino: 10/03/2021 18:45

    Te lumte!Tani dhe votat e emigranteve dhe e ke hallall edhe nje 4-she!

    Përgjigju
  • Emigrant: 10/03/2021 17:48

    Faleminderit Edi RAMA!

    Përgjigju
    • Bardhi: 13/03/2021 07:32

      Po ata qe kan 8 vite ne itali dhe vin per te bere patenten ne shqiper a do i njihet ketej ?ajo patenta.

  • The best: 10/03/2021 17:24

    Congratulations!..I migliori!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 10/03/2021 17:07

    Pershendetje Urime Urime Urime!!!!! PO ne Gjermani , kur?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?