Stërvitja e Kombëtares Shqiptare

Sport

Nesër miqësorja me Gjibraltarin, Kombëtarja Shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore

3 Shtator, 20:50| Përditesimi: 3 Shtator, 21:11

  • Share

Kombëtarja ka zhvilluar seancën e zyrtare stërvitore në qendrën stërvitore në Malaga në prag të miqësores me Gjibraltarin, që do të luhet më 4 shtator, ora 18:00 në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit.

Stërvitja ka zgjatur më shumë se 1 orë, duke u fokusuar më shumë në aspektin taktik. Me ekipin sot në stërvitje është bashkuar edhe portieri Simon Simoni.

Deri tani i gjithë grupi është në formë të mirë dhe nuk ka probleme me dëmtimet.

Pas miqësores me Gjibraltarin, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në “Air Albania” në orën 20:45, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?