E mërkura pritet që të sjellë rreshje shiu në disa zona të vendit, por temperaturat do të vijojnë të jenë të larta. Vetëm pas datës 17gusht sipas meteorologut Hakil Osmani vlerat termike do të stabilizohen dhe të jenë normale për muajin që jemi.
“Sa i përket vlerave termike mbeten të larta në Elbasan e Berat shënohen deri në 40 gradë Celsius. Në zona malore maksimume deri në 32-33 gradë. Pritet të vijojnë temperatura të larta në vendin tonë. Temperaturat janë shumë të larta momentalisht. Sot pritet të kemi shpeshtim të vranësirave në mbrëmje pika shiu në zona veriore. Nesër do të ketë momente me rrebeshë shiu në disa zona”, tha Osmani.
Reshejet e shiut janë shpresëdhënëse në shuarjen e vatrave të zjarrit me të cilat po luftohet prej ditësh.