TIRANË- Kuvendi ka miratuar këtë të enjte me 84 vota pro, 16 kundër dhe 5 abstenim aktin normativ për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat për shtyrjen e pagesës së kësteve të tatimit mbi fitimin për një kategori biznesesh, aktiviteti i të cilëve është dëmtuar nga masat e ndërmarra për COVID-19.
“Për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë këstet e tatimit mbi fitimin për vitin 2020 nuk do të paguhen. Për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë për tremujorin e dytë dhe të tretë do të shtyhen për të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm. Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020 që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit, fasonerisë dhe call center nuk do të paguajnë për 2020 por për të njëjtën periudhë në vitin 2021”, u shpreh Denaj.
Nga këto shtyrje janë përjashtuar bankat, kompanitë e telekomunikacionit, farmacitë dhe bizneset, ushqimore aktiviteti i të cilëve ka vijuar normalisht edhe gjatë kohës së pandemisë. Po ashtu në parlament është miratuar me 85 vota pro edhe akti normativ për ndryshimin e ligjit për taksat vendore, ku përjashtohen nga pagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë, i kompanive që do të merren me rindërtimin.
“Subjektet me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, për vitin 2020, nuk do të paguajnë, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin. Përjashtohen nga pagesës e taksës së ndikimit në infrastrukturë, investimet në funksion të programeve të rindërtimit, sipas ligjit me qëllim uljen e kostove për rehabilitimin e komuniteteve të prekura si pasojë e fatkeqësisë”, shtoi Denaj.
Denaj tha se nga shtyrja e kësteve të pagesës së tatimit të thjeshtuar në fillim të pandemisë përfituan 49 mijë biznese të fashës nën 14 milionë lekë, dhe 25 mijë biznese përfituan nga shtyrja e afatit të deklarimit të bilanceve. Në seancë u miratua shtyrja e fazës së parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm për shkak të pandemisë COVID-19, me 87 vota pro, 12 kundër dhe 2 abstenim. Po ashtu kuvendi me 90 vota pro ka miratuar edhe projektligjin për marrja e huasë nga FMN prej 190 milionë eurosh, që sipas ministres do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.
Tashmë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të ketë një drejtues të ri. Kuvendi ka miratuar ditën e sotme me 85 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, projektvendimin për të marrë drejtimin e AMF, Ervin Mete.
Ai ka zëvendësuar Ervin Koçin, të cilit i mbaroi mandati, ky i fundit u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi. Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.
Ndërsa drejtori i ri Ervin Mete më herët ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Financave, dhe është liruar nga detyra e në 22 maj të 2017-ës, ndërsa që nga shtatori i vitit të kaluar ishte në krye të Bordit të AMF-së.
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Lulzim Basha është klienti më i madh i oligarkëve, me të cilat ka kontrata të mëdha financiare, ndërsa i kërkoi që të jetë teatrin. "Edhe pse je në opozitë nuk është herezi t'i thuash faleminderit qeverisë. Luli nuk ka asnjë lloj lidhje me jetën e shqiptarëve, nuk ka për të pasur, se nuk e ka kuptuar që të jesh politikan nuk duhet të bësh teatër dhe të luash me atë që është më e rëndësishme.
Kush ka studiuar, e di që mbi të drejtën e jetës nuk ka asnjë tjetër. Kur je pa punë xhiro në kafe do të bësh, se nuk ke cfarë të bësh. Luli nuk ka nevojë për 400 mijë lekë, se është klienti më i madh i oligarkëve, nëse ka, ata biznesmenë që Luli thotë se janë oligarkë, me të cilat ka kontrata të mëdha financiare. Mjaft më me teatrin dhe ky diskutimi si do të ktheheni ju apo ne në parlamentin e ardhshëm" tha Balla.
Në seancë Ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se nga ndryshimet që propozohen në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, synohet të shtyhen afatet e parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020, për call – center, fasoneritë dhe turizmin. Ndërsa bizneset e tjera vazhdojnë pagesën në tetor.
“Për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë këstet e tatimit mbi fitimin për vitin 2020 nuk do të paguhen. Për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë, këstet e tatimit mbi fitimin për bizneset me qarkullim mbi 14 milionë lekë për tremujorin e dytë dhe të tretë do të shtyhen për të njëjtën periudhë të vitit të ardhshëm. Këstet e tatimit mbi fitimin për periudhën prill-dhjetor 2020 që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit, fasonerisë dhe call center nuk do të paguajnë për 2020 por për të njëjtën periudhë në vitin 2021.
Më herët parlamenti ka miratuar shtyrjen e afateve paraprake të parapagimit të kësteve të tatim fitimit për vitin 2020, për tatimpaguesit me qarkullim nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve në vend, dhe janë 49 mijë biznese që përfituan pjesë e fashës nën 14 milionë lekë, dhe janë 25 mijë biznese që përfituan nga shtyrja e afatit të deklarimit të bilanceve.
Subjektet me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë, për vitin 2020, nuk do të paguajnë, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin.
Përjashtohen nga pagesës e taksës së ndikimit në infrastrukturë, investimet në funksion të programeve të rindërtimit, sipas ligjit me qëllim uljen e kostove për rehabilitimin e komuniteteve të prekura si pasojë e fatkeqësisë.
Ka për synim të pezullojë vetëm fazën e parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2021-2021, kjo si rezultat e situatës së krijuar nga pandemia, që kërkoj rishikim të indikatorëve kryesor makrofiskal, dhe për të marrë kohë që tavanet buxhetore të jenë pranë një realiteti të mundshëm për këtë projektbuxhet afatmesëm.
Injektimi i kësaj shume prej 139.3 milion SDR 190 milion euro do ti shërbej procesit të përballimit të situatës dhe rimëkëmbjes ekonomike, maturimi I kësaj huaje të butë do të jetë 3.5 vite deri në 5 vite, dhe interesi 4.05%”, sqaroi Denaj.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Muslim Murrizi ka diskutuar për shumë çështjen në fjalën e tij në Kuvend. Pikë së pari, ai ka akuzuar qeverinë se po vjedh lekët e fatkeqësisë natyrore, ndërkohë ka folur edhe për tryezën e Këshillit Politik, sipas së cilit po bëjnë pazare.
"Ministrja e financave është larguar që të pajis me vegla punët aktorët që iu drejtuat pasi u shemb teatri dhe do toja që të më shpejtonte se ca bëhet me këto akte normative, përveç propagandës asgjë. Parapagimi i tatim fitimit është një shpikje artifice e administratës se përtonin që ta merrnin në bilancin tatimor. Bizneset mendoni se do kenë fitim në 2 mars të 2021, unë nuk e besoj. I shty borxhin? Asgjë nuk i keni hequr nga ndihma, veçse i keni gjobitur sipas urdhrit të sulltanit që e jep në darkë dhe mësyjnë këta në mëngjes.
Subjektet paguajnë afrofenë e viti të kaluar se hajdutët e OSHE kanë frikë se i zë koronavirus. 83 mijë kanë marrë deri tani se ju nuk e bëtë transparentë listën e qytetarëve që kanë fituar. 110 mln euro i keni bërë rrush e kumbulla. Propagandë dhe hipokrizi me tërmetin? a ka një plan rregullues për Thumanë? Zero dhe ato të tërmetit të 20 shtatorit i keni ende në çadra. Akoma nuk keni pastruar mbeturinat. Rregulloni ca keni për të rregulluar se po shkojmë në humnerë. 360 mln euro humbën në 1997, deri në fund të vitit në buxhet do të mungojnë 1 mld euro.
Qindra biznese po falimentojnë, vetëm talleni dhe ajo më kryesorja është që nuk keni guximin që të shkoni të takoni shqiptarët. Pse keni frikë? Çfarë mëkatesh u keni bërë, strukeni si struci te pallatet e Kongreseve që t'u fshihni shqiptarëve të zgjedhurin e vetë. Një ditë qytetarët shqiptarë do të vendosin vetë, në këtë sallë nuk do vijnë manekinë e klloun që nuk ua ka parë njeri fytyrën. Nuk mund t'i mbani përjetësisht nga dy grupe që një i lëpihen Lul artistit dhe artistit të Surrelit. Do ju duket 1997 lule", u shpreh Murrizi.
Deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi kryeministrin Edi Rama se prej 7 vitesh nuk ka rritur pensionet dhe se ka dhënë vetëm PPP. "Kryeministri me fyerje, shantazh kundër deputetëve. Ai atë di prej vitesh, ne që e njohim që në rininë e tij, vetëm të bëjë shaka dhe sarkazma. 7 vite zero rritje pensioneve, vetëm PPP. Kaq kemi ne të opozitës për të folur 2 minuta, le të flasin të tjerët socialistët nga 10-20 minuta" tha Gjuzi.
Deputeti Andi Përmeti ka kritikuar mënyrën sesi kryeministri Edi Rama ka menaxhuar situatën e COVID1-19, me urdhra në Facebook, duke legjitimuar se përse disa qytetarë nuk i janë bindur. Ai i quan si tallje disa vendime të tij e ndërsa tha se "do i duken fjalën e këngëtarit Aleksandër Gjoka si përkëdhelje".
"Deri sa arriti në tallje, ai nga Facebook doli dhe deklaroi mbylljen e bizneseve, të nesërmen vendosi gjoba se nuk e kishin mësuar pronarët se normal nuk rrinë me sytë nga Facebook i Ramës. Mendon se po tallet me shqiptarët apo është bërë për t'u tallur?. Do mbyllte çdo të diel se qarkullimin e makinave se ashtu do ai, mendoni se shqiptarët janë dele apo kavjet. Ato janë të varfër por me dinjitet. Fjalët e të madhit Sandër Gjoka do t'ju duken përkëdhelje", tha Përmeti, referuar këtu një videoja që ka qarkulluar në rrjetet sociale të këngëtarit.
Deputeti Halit Valteri rikthen në kuvend një nga ngjarjet më të bujshme, atë të vrasjes së prokurorit Arjan Ndoja, ai ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit pas sulmeve të tij në Kuvend dhe se ende nuk është zbardhur.
"Konflikt i interesi, se kjo qeveri është e lidhur me krimin si çdo qeveri e 30 viteve të kaluara. Dëshmitar kur Rama foli për Arjan NDojën, sulmi ndaj tij erdhi pikërisht nga ai. Ende nuk është zbardhur ky atentat. Nuk u zbulua se vrasësit dhe bandat janë të lidhur me pushtetin. Rama do mbahet mend që is shpalli tokë e xanun të gjithë kriminelëve, e ka bërë që në fillim të 2013, sajoi KCK dhe OFL derisa sa fundi fant spathi Manjën dhe Xhafajt për të kapur drejtësisë. Këta prokuror u trajtoi Ulsiu si kamerier. Duhet të zhdukim këto fekale të politikës me lidhje nepotike. Thirrje SPAK të hetojnë këtë ngjarje dhe shumë të tjera që mbahen në sirtar nga lidhjet e ish- ministrave që ka kjo qeveri, nëse politika do heq duart nga drejtësia do zbardhjen shumë ngjarje, Thirrje Lleshaj t'i turrë në parcelat e hashashit. Ky parlament s'ka nevojë për opozitën se nalgjatësia e tij i ka votat që të kalojë gjithçka", tha Valetri, megjithatë atij iu tërhoq vëmendja nga nën kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.
"Tërheq vëmendjen, përdorët një gjuhë jo parlamentare, kritikoni me një fjalor që është i denjë", tha Hysi.
Deputeti Kostaq Papa, në nisje të seancës pati një kërkesë për kreun e kuvendit, Gramoz Ruçi, që t'i jepet një kohë më e gjatë për të folur opozitës së re, duke e cilësuar si nj ë"grup xhentëllmenësh.
"Më vjen mirë që seancat kanë filluar të hapen, kemi sot një interpelancë të rëndësishme më kryeministrin. Duhet t'i paraprinte kësaj seance interpelancat që janë peng nga administrata, se kemi kërkuar interpelancë dhe me ministrin e Jashtëm, të vijë këtu ai i vërteti. Njëkohësisht do doja që të lirohej njëçik fjala e lirë e opozitës, këtu në sallë janë një grup xhentëlmenësh dhe intelektualësh nga opozita të cilët përmes fjalës së tyre të sinqertë dhe përmes një politike të pastër që të përcjellin mesazhe politike, të qytetarëve kështu gjeni mënyrën që të flasim në kohën e duhur dhe sasinë e duhur, se mesazhet tona janë mesazhe përbashkëuese në një moment të vështirë që po kalon populli shqiptar", tha Papa.
Papa do të mbahet mend për fjalimin e tij në Kuvend ku me qëllim për të mbrojtur gratë, fjalori i përdorur i ofendoi më shumë ato. Ai shprehej se se 'kur ai ishte i ri dhe me kaçurrela ka qenë një donzhuan të vërtetë dhe u ofronte fëmrave whiskey dhe jo ujë'
Fjalën në Kuvend e nisi deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka hedhur akuza të forta se diplomatë të huaj duan të diktojnë se kush do të drejtojë opozitën. Ndërkohë, ai nuk ka nguruar që të kritikojë opozitën e cila ka braktisur parlamentin duke e quajtur si "partia e Lanës".
"Seancën e kaluar më hoqët fjalë, pa arsye, sot dua të them se jemi me Këshillin Politik në shkelje Kushtetutese. Shqipëria është republikë parlamentare dhe anashkalohet parlamenti dhe 7 partitë parlamentare që janë këtu. Nuk duhet të shkelin Kushtetutën për t'u marrë vesh me partitë që kanë dalë në bregun e larg dhe kanë kërkuar që të shkatërrojnë rendin kushtetues. Prandaj do ju lutesha që të mbani në vëmndje këshillën time, për të respektuar procedurat në Republikën e Shqipërisë. Keni futur diplomatikën e huaj në qorrsokak. Diplomatë të huaj na diktojnë se kush është lideri i opozitës. Që nga ardhja jonë këtu nuk ka më gurë apo shiringa që u futën në mënyrë të jashtëligjshme", tha Gjuzi.
Menjëherë, ka ardhur reagimi nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
"Po të mos ishte partia e Lanës nuk do ishe këtu në sallë. Meqë e citon shumë herë partinë tënde, një vit më parë ke konkurruar dhe s'ke votuar as vetë për partinë tënde", tha Ruçi.
O murro,,,,ti ne ballafaqimin e drejtperdrejte (mazhoritar) me vullnetin e shqiptarve e ke te sigurt noc-rrokun. Shijoje,edhe per kohen qe te ka mbetur deri ne pranveren 2021, protagonozmin free ,qe t'a bene peshqesh bababalet e vetdjegur. Tung,murro.
PërgjigjuTe hapet i gjithe vendi,te gjitha bizneset,levizjet me makina e cdo gje tjeter,boll me se fukaralleku jone nuk duron me.
PërgjigjuJu fekalet e reja kujtoni se duke share me fjalor banal beheni interesant e fitoni pike,mbajeni mend mire se pike fiton vetem ai qe flet me kulture dhe edukate,nuk eshte nevoja te ngresh zerin e te nxjerresh nga goja xhevahire alla Sali qe te terheqesh vemendjen,ky popull kerkon qetesi e jo me sherre.
PërgjigjuTermet! Aleksandri eshte nje ordiner,nje pijanec,I ndyre mos bjer ne nivelin e tij,se humb shum pike si deputet,Aleksandi ne qofte burre te shajne nje qytetare te tipit gango se e di mire ai se I shkon koka me ate fjalor qe perdori ndaj kryeministrit tolerant,Sander ne paç byth perdor nja fjalor me banditin Sali se te iken koka .
Përgjigju