Këngëtari grek Konstantinos Argiros vjen për herë të parë në Tiranë, për të ndarë me publikun shqiptar tingujt e muzikës së tij. Artisti më i suksesshëm i gjeneratës së tij, do të ngjitet nesër mbrëma në një koncert në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Argiros ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, ku është pritur edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili i dhuroi Kullën e Sahatit.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një mik, një shok, një vëlla, si Konstantinos Argiros, i cili ardhur këtu për një super koncert në Pallatin e Kongreseve. Mezi presim të kënaqemi të gjithë! Unë besoj se diplomacia më e mirë nuk është ajo e shteteve dhe e qyteteve, por ajo mes njerëzve të artit dhe kulturës, sepse është ajo që e kuptojnë të gjithë. Besoj fort se gjuha e artit, e kulturës, e këngës është gjuha që na bashkon. Ju mirëpresim të gjithëve nesër në Pallatin e Kongreseve, duke filluar që nga ora 19:00 për një super koncert, që do të na bashkojë si fqinjë të mirë, si djem e vajza të rinj, që duan të ecin përpara dhe të ndërtojnë një histori në këtë vend të bekuar që është Ballkani,” u shpreh Veliaj.
Artisti i muzikës greke vlerësoi mikpritjen e veçantë dhe u shpreh entuziast për koncertin në Tiranë ku, siç tha ai, do të përcjellë gjithë energjinë e “Athina mou”, këngës që adhurohet jo vetëm në Greqi, por edhe nga publiku shqiptar.
“Jemi në Tiranë për të kaluar një natë fantastike në Pallatin e Kongreseve. Besoj se njerëzit këtu në Shqipëri janë fantastikë. Ju dërgoj dashurinë time nga “Athina ime” në Tiranë,” u shpreh këngëtari Argiros.
O Lali Demagogu ,eja bo ndonjë Trotuar këtu te Rr.Frosina Plaku..,vendos semaforë te 21 dhjetori,disiplino rrugët edhe trafikun kaotik...Prishi muret rrethuese abusive e bëj trotuare për njërëzore!
Përgjigju