Papa Leoni i XIV

Bota

Nesër në Vatikan ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, nga Shqipëria marrin pjesë presidenti Begaj, ministri Hasani dhe krerët e komuniteteve fetare

17 Maj, 16:16| Përditesimi: 17 Maj, 16:23

  • Share

Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leo XIV në Vatikan.

Në ceremoni, që nis në orën 10:00, do të jenë të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.

Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Të hënën në orën 9:30, delegacionet do të marrin pjesë në audiencën e posaçme me Papa Leo XIV, nën shoqërinë e ambasadores shqiptare në Vatikan, Majlinda Frangaj.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?