Nesër (18 shtator) nis Censi i popullsisë dhe banesave, i cili do të zgjasë deri në 28 tetor. 8000 anketues do të trokasin derë më derë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të marrë në pyetje të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nisur nga ky proces, një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit të vet të deklarojë përkatësinë fetare.
“Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo. Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve. Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi. Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”. Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni. Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, thuhet në apelin e KMSH.
Një thirrje ka pasur edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë. Formulari do plotësohet në formë elektronike përmes një tableti është gati. Ai përmban 8 module, të cilat synojnë mundësimin e krijimit të një panorame të plotë të situatës sociale, ekonomike dhe demografike të popullsisë shqiptare. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur…etj. Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Censi rezultatet e para do t'i nxjerrë në prill 2024, teksa finali brenda shtatorit 2024. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite. Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.
Pas Komunitetit Mysliman të Shqipërisë edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë iu ka bërë thirrje besimtarëve që t'u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar
“Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”. Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar”, shkruan në faqen e vet në Facebook Kisha Ortodokse e Shqipërisë.
Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA.Kete do deklaroj.
Përgjigjujam kurioz te di sa laraman ka ne Shqiperi
PërgjigjuPer ti dhene nje grusht fytyres ketyre percaresve te kombit shqiptar ne ne pyetjen se kujt besimi jemi te japim pergjigjen jemi shqiptar Popull mos besoni kisha e xhamia por feja jone eshte shqiptaria
PërgjigjuMe kujtohet kur ishim ne UT u be nje here nje test i tille per besimin kur po studionim besimet e botes per te pare demografine ne kurs ne lidhje me llojet e besimit.Profesori na kerkoi te ngrinim doren sipas besimit qe kishim,te vetmit qe ishin konfuze ishin ata qe vinin nga prinder me dy besime te ndryshme.Ata nuk ishin te qarte se kujt grupi i perkisnin.Personalisht, mu duk test interesant.
PërgjigjuFen reale jo te blera me €!
PërgjigjuDhe këtu kisha ortodokse do të mësojë shqiptarët.Feja eshqiptaritështëSHQIPTARIA mare tëzinj si keni uniformën ashtu dheshpirtin keni.Kërkoni falje publike për çkeni bërë ndër shekuj në basvnëpunim me OSMANËT.Koha juai dhe epoliqenëve tëomonias eppdnj-së ka marëfund.I sbhkofshi përmbrapagjakut të prishur ngaPROGONATI F.B.LAVDI FESË ILIRE.
PërgjigjuAman deklaroni fenë
PërgjigjuÇfare domethene besimtar jo-praktikues? Se mos na del jobesimtar ky jo-praktikuesi. U bej thirrje ateisteve dhe agnostikeve te deklarohen se ata jane grupi qe rrezikojne te mos numerohen si duhet duke mos patur organizate te tyren.
PërgjigjuFeja e shqiptarit është shqiptaria
PërgjigjuFeja e shqiptarit është shqiptaria
PërgjigjuFeja e shqiptarit është shqiptaria
PërgjigjuFeja e shqiptarit është shqiptaria prandaj i lini kisha e xhamia
PërgjigjuNuk eshte per numra thone lol O SHQIPTARE DEKLARONI FENE VETEM NQS BESONI!
Përgjigju