Foto ilustruese

Nesër nis fushata elektorale për zgjedhjet vendore, OSBE-ODIHR: Presim fushatë paqësore

13 Prill 2023, 16:09| Përditesimi: 13 Prill 2023, 16:11

  • Share

Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 14 maj. Organizata më e rëndësishme ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve, OSBE-ODIHR, në një reagim në rrjetet sociale pret që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur, ku komunikimi politik të jetë sa më konstruktiv dhe në zbatim të ligjit shqiptar e standardeve ndërkombëtare.

‘Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit.

Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE-ODIR. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve!’- shkruan OSBE.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?