Nesër mosbindja civile, Fleckenstein e Vlahutin në zyrën e Bashës

4 Prill 2018, 17:19| Përditesimi: 11 Maj, 12:22

  • Share

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein ka ardhur pasditen e sotme në Tiranë. Zyrtari i lartë i BE ka shkuar në selinë blu, së bashku me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, duke zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky takim vjen menjëherë pas thirrjeve të Lulzim Bashës për mosbindje civile, e cila është njoftuar të nisë nesër në orën 10:00 dhe do të shtrihet në disa prej akseve kryesore rrugore të vendit.

Pas takimit me kreun e partise Demokratike Bashën, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein është takuar me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin. Takimet me krerët e dy partive më të mëdha opozitare, është bërë pas thirrjeve për mosbindje civile.



Takimi Basha-Fleckenstein

Opozita ka paralajmëruar se për rreth 4 orë do bllokojë akset kryesore nacionale në vend. Kështu, nga ora 10:00 deri në 13:00 mbështetësit e PD dhe LSI do paralizojnë qarkullimin e automjeteve në kryeqëzimin e Milotit, Bradasheshit, Çermës dhe Vorës, në shenjë proteste për taksën në "Rrugën e Kombit" dhe lënien në burg të protestuesve kuksianë të cilët vandalizuan sportelet e koncesionarit në Kalimash të shtunën e kaluar. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, informoi raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein se kryeministri Edi Rama po instalon në vend një sistem autokratik ku kontrollon të gjitha pushtetet, që po i përdor për të dhunuar dhe shkelur të drejta dhe liritë kushtetuese të qytetarëve.

Basha tha se qytetarët shqiptarë po vuajnë grabitjen e dyfishtë nga qeveria dhe drejtësinë me dy standarde, të kontrolluar nga qeveria. Qytetarët në burg dhe kriminelët në liri është standardi Rama për drejtësinë e kapur.

Sot 11 qytetarë të varfër janë në burg, sepse refuzojnë një taksë që nuk e paguajnë dot. Ndërsa kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin dhe të korruptuar si Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Klement Balili dhe të tjerë janë të lirë- theksoi Basha

Kryetari i PD njohu raporterin Fleckenstein me faktet që provojnë se qytetarët nga Kukësi u arrestuan në dhunim të të drejtave kushtetuese, pas mesnatës, pa prova, pa urdhërarreste dhe se prokuroria fallsifikoi proçesverbalet për kohën e arrestimit të tyre.

Me urdhër të Edi Ramës policia dhunoi sot deputetët e opozitës në tentativë për të penguar transparencën e rrëmbimit të paligjshëm dhe dhunimit të të drejtave të protestuesve dhe familjarëve dhe fëmijëve të tyre- tha Basha.

Kreu i opozitës vuri në dukje se qytetarët nuk refuzojnë pagesën e taksave, siç deklaron qeveria, por refuzojnë grabitjen e dyfishtë, refuzojnë të paguajnë dy herë për të njëjtin shërbim. Basha tha se shqiptarët paguajnë taksën e qarkullimit, e dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve 200 milionë euro në vit dhe për të cilën nuk ka transparencë për çfarë përdoret.

Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike për hapjen e negociatave pavarësisht se qeveria ka bërë regres në përmbushjen e 5 kritereve kyçe. Basha argumentoi se nga një vendim negativ për moshapjen e negociatave tyre përfiton sistemi autokrat që Rama po instalon nëpërmjet kapjes së shtetit, çka u tregua edhe sot me veprimet e paligjshme dhe të dhunshme të policisë, prokurorinë dhe gjykatën.

Kreu i opozitës theksoi se mosbindja civile dhe protesta janë reagimi i vendosur qytetar përballë grabitjes dhe padrejtësisë nga një qeveri që ka privatizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat për të grabitur pasuritë publike, për të terrorizuar njerëzit e thjeshtë dhe për të mos ndëshkuar krimin dhe korrupsionin.

Mosbindja civile është refuzimi që qytetarët i bëjnë grabitjes dhe padrejtësisë qeveritare theksoi kreu i opozitës. Ai e siguroi Fleckenstein se opozita do të jetë në krah të qytetarëve në çdo protestë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 05/04/2018 00:12

    Fute ne burg kyt plehre bashk me ata zagart deputete qy shkojn neper gjygje si te ishin ne shpi vet.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 04/04/2018 20:13

    Europa ja u ka bo mu** me kohe ketyre monstrave,

    Përgjigju
  • Redi: 04/04/2018 19:46

    Mos bindja civile eshte nje nga format me radikale te kundershtise se nje pjese te popullit ose ne rastin konkret te nje partie si PD . Kjo parti eshte shembelltyre e mos veprimit te ligjit si ne pushtet dhe ne opozite . Pritesta e Kukesit ishte e drejte si kundershti por jo si veprim i dhunsh , qe ne cdo vend normal denohet . Shqiptaret nuk harrojne urdhenesit e vrasjeve te 21 Janarit Saliun dhe Lulin qe sit jane ata qe nxisin antiligjin . Shteti ka organe ligj zbatuese qe ruajne rendin dhe sigurine publike dhe ato ne rast te agrivimit te siruates duhet te veprojne . Rama ne rastin konkret me megalomanin eshte stimulues e nje proteste qe mund te evitihej nga bashkebisedimi , kur dihet qe ai popull fisnik po kalon nje varferi te thejsyar si shkak i poltikes keqberese majtas dhe dhathtas , por dhuna eshte e denueshme

    Përgjigju
    • Gringo: 04/04/2018 19:51

      I sakte komenti juaj Redi. Pershendetje.

  • Qytetari 1: 04/04/2018 19:10

    Te zbatohet ligji per gjithe ata qe demtuan,ata qe po i shtyjne dhe ata qe do thyejne ligjin ne vazhdim.PA DALLIM PARTIE ,KUSH SHKATERRON DHE DEMTON TE TJERET DHE ATA QE NUK DUAN TE PAGUAJNE TAKSAT,TE PERGJIGJEN DERI NE KOKREN E FUNDIT TE DEMIT MATERJAL APO MORAL QOFTE QE U SHKAKTOJNE PJESES TJETER TE POPULLIT.

    Përgjigju
  • Tirana: 04/04/2018 18:49

    Basha, monika dhe pa dyshim Sala kane nderliqur!! Mjere ata qe vuajne!!

    Përgjigju
    • Rrema: 04/04/2018 23:01

      Ti edhe une po vuajme

  • Lavdosh: 04/04/2018 18:26

    Disa turmash militantesh dhe kriminelesh do dalin te shprehin frustrimin dhe te kujtojne kohet kur shkaterronin cdo gje ne kete vend Ne mbremje do dalin ne konference shtypi te kerkojne lirimin e te arestuarve dhe atyre qe thuejne ligjin. Per 3-4 dite do kete zhurme opozitare Pas nje jave familjaret e te aresuarve do behen pishman qe pse shkuan dhe thyhen ligjin Liderit opozitare do fillojne te shkojne ne plazh dhe familjaret duhet te mendojne per avokatet, leket dhe se si do shtyjne ditet pa familjaret e tyre Pas kesaj, Rama behet me i fuqishem dhe opozita shkon drejt vdekjes me keto plage qe i shakterron vetes

    Përgjigju
    • Sulo: 04/04/2018 19:48

      Fiks e ke thene. Shume e drejte. Nuk ke cfar ti shtosh me shume komentit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?