Nesër nis muaji i Ramazanit, Gurra për Report Tv: Agjëruesit janë rritur, por duhet më tepër praktikantë cilësor! Ardht i bardhë për të gjithë myslimanët

22 Mars 2023, 17:30| Përditesimi: 22 Mars 2023, 18:04

  • Share

Nesër nis muaji i Ramazanit! Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra na përcjell mesazhet dhe rregullat e ndjekjes së agjërimit përgjatë muajit të shenjtë siç është, muaji i Ramazanit. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj Ylli Gurra theksoi se gjatë këtij muaji gjithkush duhet të ketë obligim për të agjëruar dhe nëse jo të gjithë kanë mundësi për këtë, duhet ta shlyejnë duke ndihmuar sadopak njerëzit në nevojë.

“E veçanta e agjërimit është gjithë përfshirja. Nëse shohim dimensionin social do të shohim se e mbajnë agjërimin edhe të moshës së tretë dhe fëmijë të moshës 10 vjeçare. Kjo është e rrallë të ndodhë në adhurimet e tjera fetare. Nuk kemi të bëjmë me një adhurim ditor, hapësira kohore është 29-30 ditë, duke ndryshuar metaforikisht një botë. Edhe vizita në Mekë zgjat pak. Ky është muaji më i begatë dhe muaji për ndryshimin.”- tha Ylli Gurra ish myftiu i Tiranës.

Gurra kujtoi edhe njëherë oraret e syfyrit dhe të mbajtjes së Ramazanit.

‘Në orën 03:00 deri në orën 5 të mëngjesit është syfyri. Më pas deri në orën 18:00 nuk lejohet të hahet apo të pihet ujë.’- vijoi ai.

Më tej, Gurra u ndal edhe tek praktika ndër vite. Ai u shpreh se në fakt pavarësisht se ka rritje të personave që agjërojnë do donte të kishte më tepër cilësi dhe jo thjesht pasim i verbër. Ai gjithashtu uroi të githë besimtarët për muajin e Ramazanit.

‘Nëse mbetemi thjesht në guackën e besimit tonë, edhe 1 mijë vjet nuk ndryshon asgjë në shoqëri. Besimi është personal dhe gjithsecili e gjen vetë veten në moshën e duhur për t’iu qasur, por mosha 40-vjeçare përmendet në Kuran si pjekuri. Ka rritje, por duhet cilësi. Nuk kanë pse të jenë shumë, duhet cilësi jo thjesht pasim i verbër. Në këtë muaj bashkohen, ajo që është thelbësore është se atmosfera është më e prekshme dhe më e besueshme. Ardht i bardhë për të gjithë myslimanët do ishte urimi im për të gjithë besimtarët.’- përfundoi Gurra.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?