Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit që fillon ditën e nesërme.
“Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar! Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare. Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë”, shkruan Basha.
Një urim e ka pasur edhe ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim.
“Ne i shprehim urimet më të mira komunitetit Mysliman në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe paqësor. Ndërsa fillon ky muaj i shenjtë, ne shpresojmë për përtëritje shpirtërore, dhembshuri dhe mirësi këtu dhe në të gjithë botën”, shkruan Kim.
Lajmi kryesor:
Nesër nis muaji i Ramazanit, Kryetar i Komunitetit Mysliman uron besimtarët: Qoftë ky muaji i faljes dhe i mëshirës! Uron dhe Kim e Basha
B.K./ReportTv.al