Nesër nis procesi i zgjedhjes së presidentit, PS: Do e drejtojmë me transparencë dhe standard

18 Prill 2022, 11:18| Përditesimi: 18 Prill 2022, 11:23

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat nga Ballshi tha se procesi për zgjedhjen e presidentit do të jetë për herë të parë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard.

“Procesi që Partia Socialiste për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe. Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime.”, tha Balla.

Balla pritet që në orën 13:00 të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët.

Nesër, Partia Socialiste pritet që të mbledhë Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual.

PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rio: 18/04/2022 23:01

    Votoi Mimi Kodhelin????

    Përgjigju
  • Xhoi: 18/04/2022 14:02

    Fitofte me i mire!Kemi besim qe do behet zgjedhja e duhur me keto zgjedhje kaq transparente!

    Përgjigju
  • Eliona: 18/04/2022 12:28

    Vetem te iki ky leshkoja qe kemi se na i shpifi

    Përgjigju
  • Xhaferr: 18/04/2022 12:25

    Skemi dyshim qe do e drejtoni ne menyren me te mire. Sepse pika juaj e forta eshte organizimi dinjitoz

    Përgjigju
  • Alban: 18/04/2022 12:25

    Po me mire 1 nga kto se ai palo president qe kemi pas

    Përgjigju
  • Renata: 18/04/2022 12:24

    Shyqyr do iki meta. Kam besim se ne keto zgjedhje do zgjidhet nje person i denj per ne, ishalla jo si meta

    Përgjigju
  • Seldi: 18/04/2022 12:24

    Suksese kandidateve e fitofte me i miri dhe te iki sa me par ky Likja

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 18/04/2022 12:19

    Me n fund nisi. T hiqet ky meta se na lodhi

    Përgjigju
  • Marko: 18/04/2022 12:19

    Kjo eshte hera e pare qe po behet nje zgjedhje kaq trasparete e nje Presidenti ndryshe nga koha e salitu qe persidentit zgjidhej nga vet ai.

    Përgjigju
  • Klaudia: 18/04/2022 12:18

    Sic tha dhe Balla:Duam nje president te denje dhe qe perfaqeson unitetin kombetar

    Përgjigju
  • tobi: 18/04/2022 12:16

    te fitoj me i mir rendesi ka qe me i mir se ky qe kena do jet

    Përgjigju
  • Landi: 18/04/2022 12:16

    Kam besim te ju qe do te zgjillni President dinjitoz per vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?