Ditën e nesërme nis muaji i Ramazanit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Meta uron mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe familjet e tyre kudo ndodhen! Me veprat tona të mira, siç na udhëheqin porositë e profetit dhe kurani, të bashkohemi për të rikthyer shpresën, që Shqipëria ka aq shumë nevojë! Nga mot gëzuar”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Nesër nis muaji i Ramazanit, Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët: Agjërim të lehtë e pranim të lutjeve tuaja
SI.E./ReportTv.al