Myftiut i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari në prag të fillimit të muajit të shenjte të Ramazanit ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai thotë se ky është muaji i mëshirës dhe i pranimit të lutjeve.
“Muaji i Ramazanit është muaji i begatisë, i mëshirës, i faljes, i pranimit të lutjeve, i pendimit të sinqertë, i vrapimit për të dhënë e për të marrë me njëri tjetrin, për të falë e për të mëshiruar, për të ndihmuar nevojtarët, për të shtrirë dorën e pajtimit me gjithë njerëzit. Po vjen ky muaj për të forcuar lidhjet tona me familjen, për të kujtuar me lutje gjyshërit, nëna e baballarë që nuk janë më në mesin tonë, me kujtu me zemër të madhe ata burra të mirë, e ata nëna me zemër të madhe që agjëronin në kushte të vështira, edhe kur feja ishte e ndaluar”, thotë ai.
Lajmi kryesor:
Besimtarët myslimanë nisin nesër muajin e Shenjtë të Ramazanit, kalendari me oraret e vakteve! Uron Kryetari i KMSH: Agjërim të lehtë
SI.E.//ReportTv.al