Nesër nis rivlerësimi i pronës, Lame: Mund ta bëni aplikimin online, përfitojnë edhe ata në proces legalizimi (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 12:46| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 14:50

  • Share

TIRANE-Nesër nis rivlerësimi i pasurisë. Kreu i Kadastrës Artan Lame Lame tha se procesi i rivlerësimit kësaj radhe do të ketë këto dy risi e para; do të realizohet nëpërmjet aplikimeve online, duke shkurtuar burokracitë për qytetaret dhe e dyta do të aplikohet edhe për pasuritë e legalizuara që janë në proces regjistrimi në Kadastër.

Ky ligj iu jep mundësinë qytetarëve që të paguajnë tatimin në vlerën e 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht. Ndërsa personat juridikë, për këtë rivlerësim, do të paguajnë 5 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme, gjithnjë 3 herë më pak se tatimi aktual. Rivlerësimi, bëhet vullnetarisht nga qytetarët brenda një afati të caktuar kohor, dhe krijon mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Risia e kësaj amnistie të re është edhe rivlerësimi i atyre pronave që janë në proces legalizimi. Sipas ligjit procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për këto raste, do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky rivlerësim do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti dhe mendohet të sjellë në buxhet rreth 6 miliardë lekë, në vitin 2020. Ky është rivlerësimi i tretë që po bëhet pasi në vitin 2011-2013 u rivlerësuan 95 mijë banesa ndërsa ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017, për 63 mijë pasuri.

( Kliko këtu ) për detajet e plota

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ibra: 07/02/2020 22:47

    jo ne proces legalizmi, ato qe jan te legalizuara por jan ne proces hipotekimi ose certifikimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?