4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve ai si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, do të nisin zyrtarisht sesionin e ri parlamentar, sot, ora 18:00.
Sipas axhendës, seanca e parë plenare pritet të jetë më tepër e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen për çështjet e depozituara në kuvend nga socialistët. Me anë të një projektligji, kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani. Po ashtu kërkohet edhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.
Në kalendar janë përfshirë edhe nismat e PD për dekomunistizimin, deklasifikim të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si dhe kthimin e burgjeve famëkeqe të Spaçit dhe Tepelenës në muze. Gjithçka pritet të vijojë në komisione përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin e ri parlamentar dhe politik.
Socialistët janë zotuar se në shtator do të bëhen përpjekje për të larguar nga parlamenti Sali Berishën, duke e cilësuar qëndrimin e këtij të fundit si të papranueshëm, pasi një ish-sekretar partie nuk mund të jetë pjesë e këtij institucionin.
Pra me dekomunistizimin ligja do heqe Berishen dhe Meten si ish sekretare, dhe Ramen si ish pinjoll i brezit te pare byroist. Bukuri. Epo me ne fund u be ky vend!
PërgjigjuDosjet duhet të hapen edhe për deputetët që nuk jetojnë më! Le të dalë e vërteta lakuriq për masakrën që kanë punuar klasat politike në Shqipërinë e mjerë!!
PërgjigjuEdvin shkjau shqipfolës ka filluar me metodat e Putinit fashist, de…. de… Ky vend duhet zgjuar nga agonia që e ka kapluar…. Enveristët stalinista do e pastrojn parlamentin nga komunistët, a ka IRONI më të pështirë se kjo…
PërgjigjuTani qe filloi proçesi i dekumunistizimit per 30 a 40 vjet nuk do te shohim asnje ishkomuniste ne parlement.
PërgjigjuAMAN NA I NXIRRNI JASHTE PARLAMENTIT DY PALACOT DHE KRIMINELET QE KA SHQIPERIA ,,SALIUN DHE ILIR MUTIN.....NUK HAPIM DOT TV SE NA VJEN PER TE VJELLE....
PërgjigjuNdjes past Enveri o i trashë