Nesër nis 'shkolla verore' në PS, ku deputetët që morën mandatin nga zgjedhjet e 11 majit, do t’i nënshtrohen trajnimeve për t’u njohur me praktikën legjislative, sjelljen në parlament, detyrat dhe të drejtat që u jep Kushtetuta.
Lidhur me këtë, e ftuar ditën e sotme në emisionin Studio Live’, deputetja e zgjedhur e PS në Korçë, Romina Kuko tha se i pari që do të japë leksion do të jetë kryeministri Edi Rama. Kuko theksoi se leksionet do të mbyllen në fund të muajit korrik.
‘Të jesh deputet ka një pjesë shumë të rëndësishme insitucionale por kur hynë në parlament të gjithë biem dakord që ka një shtyllë të fuqishme që duhet që të përvetësohet. Rama tha se duhet që të fillonte kjo akademi me një edicion të posaçëm për deputetët e zgjedhur. Nesër është leksioni i parë nga Rama, më pas në datën 20 do të hapen leksionet ku do të mbajnë leksione edhe të tjerë dhe do të zgjas deri në fund të korrikut’, tha ajo.
Një koment e pati edhe për rinumërimin e votave, ku tha se do të pritet certifikimi i KQZ.
‘Të gjithë duhet që të presim rezultatin e këtij rinumërimi, për të parë se nëse disa pretendime janë serioze ose jo dhe më mirë që ndodhin këto që të sqarohen edhe ata që kanë pasur pretendimet e tyre. Do presim edhe certifikimin e KQZ dhe besoj s’do të ketë më hapësirë për të komentuar pjesën e zgjedhjeve’, tha ajo.
E pyetur lidhur me mbylljen e negociatave të Shqipërisë me BE, ajo u shpreh optimiste se ato do të mbyllen në deri në vitin 2027.
‘Sot Shqipëria është më para edhe se Mal i Zi, konsiderohet si pararojë në këtë proces në të gjithë Ballkanin Perëndimor . Ka të bëjë me meritën që ne i kemi kthyer vendit tonë pranë institucioneve europiane. BE ka shumë vite pa pasur një zgjerim që në 2007, që në atë moment kanë kaluar një dekadë e pak që nuk ka pasur një proces zgjerimi, dhe në këtë aspekt Shqipëria dhe Mali i Zi kanë një dritë jeshile. Po shanset që ne ti mbyllim negociatat në 2027 janë shumë reale’, tha ajo.
Komente
