Postimi i Besa Shahinit

Kronikë

Nesër nis viti i ri shkollor, Shahini: Nxënësit do të ritakohen me një 'normalitet të ri', me maskë e në distancë

13 Shtator 2020, 14:26| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 14:28

  • Share

Ditën e nesërme të gjithë nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës por në një realitet krejt tjetër. Nën pushtetin e COVID-it të gjithë, nxënës, mësues, prindër apo punonjës të tjerë do të duhet të qëndrojnë nëpër klasa me maskë e në distancë në ambientet e shkollës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ministrja e Arsimit Besa Shahni përmes një postimi ka kujtuar të gjithë nxënësit për rregullat e reja në këtë normalitet të ri që i pret.

"Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës. Kësaj here me një 'normalitet të ri', duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor", shkruan Shahini.

Komento

Komente

  • J.j: 13/09/2020 14:53

    Bravo Besa ,ky eshte standarti i ri,ulur siper bankave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?