Politikë

Nesër nis zyrtarisht ‘beteja’ për 11 Majin/ PD çel fushatën të premten, PS ‘ndez motorët’ më 12 Prill, simbolika me yjet e BE

10 Prill, 10:45| Përditesimi: 10 Prill, 11:55

  • Share

Më 11 Prill, pritet të nisë zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Partia Demokratike, teksa publikoi spotin e fushatës, njoftoi se hapja  do të nisë të premten, në orën 19:00, në sheshin Nënë Tereza.

“11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës”, njoftoi Berisha pak ditë më parë.

PS do të ‘ndezë’ motorët e fushatës një ditë më pas, më 12 Prill, në orën 12:00 në sheshin Skënderbej. Kjo datë është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE, si edhe fokusit që kryesocialisti Edi Rama ka vënë te integrimi evropian.

Kryeministri tha gjatë bashkëbisedimit të sotëm me ndjekësit në Facebook, se nesër me rënien e gongut zyrtar të fushatës, do të nisin me një cikël takimesh që do të zhvillohen me ‘fuqinë’ e tyre kryesore, gratë dhe vajzat.

“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit. Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat”, u shpreh kryeministri gjate rubrikës “Sy m’sy”.

Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik, me drejtues politik Lulzim Bashën do të hapë fushatën më 12 Prill, në orën 11:00, në një restorant privat në Surrel.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loshi: 10/04/2025 15:37

    Fitore sufllaqet e mia

    Përgjigju
  • lexues: 10/04/2025 11:59

    nje parti me mq se tjetra, niveli, "perfaqesues" me te ulet ne nivel nuk ka pasur ndonjehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?