Gjykata e Lartë

Nesër nisin punën 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, nuk betohen tek presidenti Meta

23 Mars 2021, 10:44| Përditesimi: 23 Mars 2021, 10:57

  • Share

Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi, 4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë të cilët u dekretuan nga presidenti i vendit Ilir Meta, nisin punën ditën e nesërme. Report Tv mëson se 4 gjyqtarët nuk do të betohen tek presidenti, pasi kanë statusin e magjistratit dhe janë betuar kur kanë marrë detyrën më herët.

4 gjyqtarët e lartë pasi u ngritën në karrierë në brendësi të sistemit. Nesër orën 08:30 ata marrin detyrën në një ceremoni që do të mbahet në ambientet e Gjykatës së Lartë.

Me emërimin e katër anëtarëve të rinj, Gjykata e Lartë bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, e nisur nga kjo kreu i shtetit ka artikuluar kritika në drejtim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Kjo sepse sipas Metës, nëse KLGJ ecën me këto ritme, kjo gjykatë do të plotësohet në mars të vitit 2024.

Gjykata e Lartë për shkak të pafunksionimit disa vite, ka pësuar një ngërç me dosjet, ku presin plot 35 mijë çështje gjyqësore për t’u shqyrtuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?