Harta e devijimit të trafikut

Kronikë

Nesër nisin punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe, si do të devijohet qarkullimi i mjeteve për një javë

26 Mars 2021, 19:41| Përditesimi: 26 Mars 2021, 22:00

  • Share

Ditën e nesërme duke nisur nga ora 08:00 do të fillojnë punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kjo fazë do të zgjasë për një javë.

Kjo do të bëjë që qarkullimi i mjeteve të devijojë sërish, ku siç njofton ARRSH, “Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje”.

Hyrja në Tiranë në drejtim të rrugës “Teodor Keko” do të mbetet e pandryshuar, ndërkohë që përmes një gjysmë rrethit do të kalohet përmes kësaj rruge drejt qytetit të Durrësit.

Njoftimi i plotë:

Nesër, më datë 27.03.2021, mbas orës 20:00 fillon faza 4-2 e punimeve në lotin 1 të unazës së madhe.- Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.

- Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

- Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

- Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

- Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?