Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 05 korrik 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.
Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune; thuhet në njoftimin për median.
O padrejtēsia Shqiptare po pse mor njerēz pa din e iman e lini arest shtēpie kriminelin hajdut Sali Bajgēn ? ? ? Po akoma do vazhdoj tē paguaj populli Shqiptar nga ky maskara Sali Bajga ti bllokohen rrugēt e tē thithin tymin e gomave tē djegura. Po mbylleni mor monstrēn nė biruc e mbaron filmi. Pty rac e poshtēr.
Përgjigju