TIRANË-Ditën e nesërme (1 Mars 2025), do të zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025. Votimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në orën 18:00.
Mënyra e votimit është një anëtar, një votë. Për qarkun Tiranë në fletën e votimit do të jenë të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
Vendet e votimit:
-Tirana 1 - Shkolla "Ali Demi"
-Tirana 2 - Selia Qëndrore e PDSH
-Tirana 3 - Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas karburantit Ifuel
-Tirana 4 - Selia e Degës, "Kompleksi Orion", Rr. “Faruk Begolli”
-Tirana 5 - Selia Degës, Kompleksi “Kika”
-Tirana 6 - Selia e Degës, Kombinat
-Tirana 7 - Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”, Godina përballë "Hotel Mondial"
-Tirana 8 - Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te Selvia, Rruga e “Saraçëve”
-Tirana 9 - Selia e Degës, Bulevardi i Ri
-Tirana 10 - Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
-Tirana 11 - Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati 2
-Tirana 12 - Zyra e Degës, Sauk
-Tirana 13 - Zyra e Degës, Yrshek
-Tirana 14 - Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
-Tirana 15 - Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë Helmës
-Tirana 16 - Selia Degës, zona e Astir
-Kamëz - Selia e Degës, në qendër të Kamzës
-Kavajë - Tek kinemaja, në qendër
-Vorë - Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
-Rrogozhinë - Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja
S.B/ReportTv.al
Sondazhi i ditës:
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
46.8%
-
E gabuar
47.9%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 11401