Nesër priten reshje shiu, meteorologia për Report Tv: Nuk presim të ketë përmbytje si në rastin e stuhisë 'Ciaran'! Në zonat malore do ketë borë

7 Nëntor 2023, 20:54| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 21:26

  • Share

Vendi pritet që të përfshihet nga reshje të dendura shiu ditën e nesërme. Meteorologia Anira Gjoni, në një intervistë për Report Tv tha, se nesër pritet të ketë reshje intensive në disa qarqe të vendit, por nuk parashikohet që të ketë përmbytje siç ndodhi në rastin kur u prekën nga stuhia ‘Ciaran’.

Gjoni tha se nesër do të ketë rënie temperaturash, dhe reshje dëbore në zonat malore.

'Duke filluar nga e mërkura presim të kemi reshje intensive në qarqet e veriut si në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhës, Durrësi dhe në Tiranë ndërsa në pjesën tjetër të reshjeve të jenë mesatare. Reshjet priten të jetë edhe të shoqëruara me shtrëngata. Fillimisht preket veriu më pas Shqipëria e Mesme dhe pastaj jugu dhe shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme. Nuk do të jenë të atyre niveleve që ishin javën e kaluar.

Nuk është dimri i vonuar, por kishim një vjeshtë më të thatë, pasi nuk kishim prani të reshjeve të shiu. Për nesër gjatë natës, në të gdhirë të së enjtes do të kemi reshje në formë dëbore në zonat malorë. Presim që temperaturat minimale në zonat e ulëta të zbresin në 13 gradë në zonat bregdetare, në zonat e ulëta 9 gradë dhe në zonat malorë të shkojnë deri në 5 gradë.’- tha Gjoni.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?