Foto Ilustruese

Sociale

Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën

11 Janar, 17:38| Përditesimi: 11 Janar, 17:47

  • Share

Nesër më datë 12 janar do të anullohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas. Parashikohet që era të fryjë e fuqishme nga verilindja.

Forca e detit 8 deri 9 ballë, kurse trageti i linjës Ankona -Durrës do të lundrojë.

Po ashtu, parashikohet që tragetet e linjës Bari-Durrës dhe anasjelltas të rinisen të hënën në mbrëmje (13 janar) nga të dyja brigjet.

Ndërkohë, agjencitë detare kanë njoftuar pasagjerët për anulimin. Edhe anijet tregtare dhe peshkarexhat do të qëndrojnë në kalata deri në përmirësimin e motit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?