Politikë

Nesër protesta e opozitës/ Balla: Jemi gati për dialog, po jo negociata kundër demokracisë

4 Mars 2019, 16:58| Përditesimi: 4 Mars 2019, 17:01

  • Share

TIRANE-Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shprehet se shumica mbetet e gatshme për dialog me opozitën, por jo për negociata. "Dialog me opozitën? PO. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut dhe e rrugës Europiane të Shqipërisë.

Por, negociata me opozitën? JO. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negocijojë në kurriz të rregullave bazë të demokracisë" shprehet ai. Nesër opozita ka paralajmëruar protestën e radhës para parlamentit në kohën kur do të zhvillohet seanca. Opozita kërkon largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme, por Rama e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?