Në krah të pëdagogëve Meta ka zgjedhur që në konferencën e tij për mediat të risjellë disa botime të gazetës ‘Zëri i Popullit’. Në gazetën e cila orkestrohej me ndikimin e qeverisë, Meta nxorri sesa i pastër dhe i preokupuar ka qenë për rritjen e pagës së pedagogëve në 45% deri në 50%.
Meta shkruan se në vitin 2001 edhe pse në situatë të vështirë ekonomike, si kryeministër vendosi t’i rriste pagat. Meta shkroi gjithashtu se inceneratori është arsyeja kryesore se pse vidhet dhe nuk plotësohen kërkesat e pedagogëve.
‘Edhe në vitin 2001, situata ekonomike ishte e vështirë, por unë si Kryeministër vendosa të rrisja pagat për pedagogët 45% deri në 50%.
Ndaloni grabitjen te inceneratori dhe vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve.’- shkroi Meta.
Kujtojmë se pas tre orësh diskutime, pedagogët nuk kanë arritur dakordësi me Ministren e Arsimit, Evis Kushi për rritjen e pagave. Pas protestës që organizuan pedagogët e Fakultetit të Shkencave, ministrja Kushi i priti më 23 shtator në një takim ku kanë diskutuar për të gjitha kërkesat e paraqitura. Në një deklaratë për mediat, pedagogët u shprehen se rritja që ata kërkojnë prej 180 euro, ministres Kushi i duket shumë e lartë.